Përfundon tryeza, opozita: Ok për “McAllister”. LSI: 16 korriku, datë e arsyeshme

475
Përfaqësuesit e partive të opozitës, në përfundim të takimit me ata të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, kanë përcjellë mesazhin se mbështesin paketën “McAllister” për të tejkaluar ngërçin.
Petrit Vasili, LSI: Sa i takon LSI ne jemi të palëkundur se paketa McAllister duhet të zbatohet pikë për pikë. Nuk është vonë për ta miratuar. Ajo është një bazë racionale që i jep zgjidhje krizës, krijon besim për zgjedhje të lira dhe është e mirë për të gjithë. Është jetik vlerësimi i kohës pasi çdo minutë e humbur është një minutë në dëm të vendit dhe jo vetëm paketa McAllister por gjithë situata politike duhet parë me përgjegjshmëri. Pasi përndryshe rrezikojmë të rrëshqasim në pasiguri. Paketa McAllister ka një datë shtyrjeje, 16 korrik, që nuk është ndonjë kohë e gjatë, por një limit i arsyeshëm në kohë që siguron një moment optimal për të zgjidhur pakënaqësitë e opozitës. Paketa amerikane ishte një paketë e integruar, kështu që besoj se s’ka më hapësirë për diskutime.
Mimoza Hafizi, LIBRA: Insistojmë në standardet zgjedhore. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm mes disa partive të mëdha. Çdo shqiptar e di që standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrash, por me zgjidhje reale. Ndaj kusht mbetet numërimi elektronik. Drafti i diskutimit ishte paketa McAllister.
Fatmir Mediu, PR: Në tryezë kemi pozicione të përafërta, por dhe të ndryshme. opozita ka ritheksuar se ka miratuar paketën e Yee dhe ambasadorit Lu, kjo është paketa McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive politike, vec zotit Rama. Opozita është e gatshme ta miratojë këtë paketë, të votojë vettingun dhe të procedohet me zgjedhje. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mos ndikohen nga droga por nga standardet. Vlerësoj angazhimin e LSI, PDIU dhe LIBRA që shprehën gatishmërinë për ta mbështetur këtë paketë.
Ndërkohë, pas tryezës ka nisur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha. Ndërsa pjesëmarrës të tjerë në këtë takim, si Dashamir Shehi dhe kreu i PDK, Nard Ndoka nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata për mediat.
Sigal