Përfundon takimi me Metën, Basha 25 minuta në Presidencë

415
Sigal

ërfundon takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar ftesën e kreut të shtetit Ilir Meta për t’u takuar në Presidencë. Ashtu siç ishte parashikuar, ai ka mbërritur në orën 09:00 për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me presidentin Ilir Meta.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. Kreu demokrat shmangu komentet për mediat, por mësohet se Basha dhe Meta kanë diskutuar rreth aktualitetit dhe krizës politike në vend, ku në qendër është dhe data 30 qershor, dita kur priten të zhvillohen zgjedhjet lokale në Republikën e Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme presidenti Meta ftoi në takim edhe kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit e refuzoi ftesën, duke deklaruar se është i zënë me fushatën zgjedhore.