Përfundon takimi i Ramës me ambasadorin e OSBE-së

433
Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, ka shkuar paraditen e sotme të takohet me Kryeministrin dhe Kryetarin e PS-së, Edi Rama, në selinë e PS. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë.

Në orën 10:15, në përfundim të takimit, një prej zyrtarëve të OSBE-së, që shoqëronin ambasadorin, deklaroi se kanë diskutuar vetëm mbi zgjedhjet dhe se çfarë do të bëhet në të ardhmen, pa bërë asnjë koment për çështje të tjera.

Pas takimit, Rama i është drejtuar kryeministrisë. 

Ky takim ndërmjet tyre ndodh në kohën kur ambasadorët janë angazhuar për zgjidhjen e krizës politike ndërmjet mazhorancës dhe opozitës dhe vizitës së zyrtarit të lartë të DASH, Hoyt Brian Yee sot në Tiranë. 
Sigal