Përfundon takimi 90-minutësh në PD/ Ja çfarë biseduan ambasadorët me Lulzim Bashën

536
Sigal

Ka përfunduar takimi i liderit të Partisë Demokratike dhe Opozitës, Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Takimi në selinë blu ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa, sipas raportimeve nga kjo seli, tema kryesore e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe situata politike në tërësi.

Në takim kanë qenë të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA  në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Sipas asaj që mëson Syri.net, në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqëses të OSBE.