Përfundon protesta e PD-së. Basha-Ramës: Puno ose largohu

518
Sigal

U zhvillua për rreth 90 minuta në Tiranë protesta e partive opozitare, nën drejtimin e Partisë Demokratike. 

Tubuesit qe erdhën nga te gjitha rrethet, u mblodhën fillimisht ne sheshin “Skenderbej”, ku 23 vjet me pare u rrezua shtatorja e diktatorit Hoxha e me pas marshuan drejt bulevardit. Ne fjalen e tij, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha u shpreh se vendi, nen drejtimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Kuvendit Ilir Meta po shkon ne drejtim te pasigurt. “23 vjet me pare qytetaret e ketij vendi rrezuan bustin e ish-diktatorit Hoxha duke shenuar nje dite te rendesishme ne historine shqiptare. Sot vendi ndodhet ne nje udhekryq te rrezikshem pasi shohim se cfare po ben Qeveria Rama-Meta, qe po shkaterron vlera te medha te ketij vendi”, u shpreh Basha. Sipas tij, shteti ligjor, vota e lire, punesimi, aspirata europiane po demtohen nga Rama dhe Meta qe po thyejne ligjin dhe nuk po ndalen. “Me kete dyshe horizonti i shpreses se shqiptareve. Sot jemi mbledhur me shume se kurre, para se e keqja te prese fundi, para se e keqja te humbasim statusin e vendit kandidat”, tha Basha.