Përçahet PS-ja ën Shkodër/ Socialistët nuk e duan Ilir Beqaj si drejtues politik të Qarkut, e simbolizojnë me korrupsionin në Shëndetsi

306
Sigal

Socialistët e Shkodrës nuk duan Ilir Beqajn si drejtues politik i Qarkut
Sipas informacioneve, ish-PS e Shkodrës është ndarë në 4 pjesë, me këto emërtesa: grupi “Rilindja” i përbërë nga drejtorët e këshilltarët e 4 bashkive, grupi “Bushati” me mbështetës personalë; grupi “G-99” që merr urdhëra nga Erjon Veliaj dhe grupi “Socialistët Shkodër-Malësi e Madhe-Pukë”, të cilët nuk e njohin si drejtues partiak të dërguarin e Ramës. Tre grupet, mes tyre dhe “G-99”, janë bllok shpërfillës e bojkotues për detyrën e drejtuesit partiak Ilir Beqja, i cili është “kryqëzuar” qysh në takimin e parë me 126 drejtuesit e strukturave të Qarkut (Shkodër-Pukë) dhe të organizatave të partisë në zona. Shkak, ka qenë prepotenca me të cilën Ilir Beqja e ka nisur takimin, duke u deklaruar se nuk është thjesht koleg partie, por drejtues fuqi-plotë i partisë dhe qeverisë në Shkodër, që i jep llogari vetëm Edi Ramës. Situatën e ka acaruar dhe deklarata e tij, se gjoja parardhësi Bushati u shkarkua nga Rama, me propozimin e strukturave zonale, për mos prezencë e dështim organizimi të punëve partiake në Bashkinë-Shkodër. Tashmë kur kanë kaluar 45 ditë nga caktimi si drejtues partiak në Qarkun-Shkodër, Ilir Beqja ka kërkuar ndërhyrjen e Ramës edhe nëpërmjet “forcës ndikuese” të Tom Doshit, për të bindur drejtuesit e strukturave të partisë, të mos i bëjnë bllokazh. Por edhe nëse Rama mendon të bëjë këtë ndërhyrje force brenda strukturave të parties, do të bëhet edhe me keq “fërtele”, se kur ndërhyri para 3 vitesh, kur pas përzënies që anëtarët i bënë Ilir Beqjes, Rama delegoi koordinatore Senida Mesin, por në fakt komandoi Tom Doshin. PS në Shkodër vazhdon të jetë në të njëjtën krizë të plotë, jo se anëtarët kanë tradhëtuar idealin e tyre socialist, por sepse Rama u ka çuar përsëri, të njëjtin person që që ata nuk honepsin dot: Ilir Beqjen e pazareve të pista, klienteliste, prapaskenave e sjelljes megallomane, sikur është “pashai” i krejt Shkodrës.