”Për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso”/Braimllari-Peleshit: Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit

202
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, po ashtu dhe drejtues politik i LSI-së në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari sërish i drejtohet ministrit Niko Peleshit, ku teksa i kërkon që të bëjë durim, thotë se pas 25 prillit ai nuk do të jetë më as deputet. ”Për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso. Ti vetëm i përdor njerezit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare”,-shkruan Braimllari.

 

Niko Peleshi, pa merak, duro dhe pak ditë se do t’a bëj të qartë ty dhe gjithë Korçës, sesi drejtorat e tu sëbashku me ty abuzojnë në emër të qytetarëve.
Sa për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso 😂
Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit, jo se e them unë, por se socialistët e ndershëm janë larguar prej teje se ti i braktise për interesat e tua personale.
Ti vetëm i përdor njerezit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare.