Për herë të parë financat do të hartojnë deklaratën e rreziqeve fiskale, do raportohet në Kuvend

498
Shumë shpesh arka e shtetit është ndikuar nga rreziqe që nuk kishin mundur të parashikoheshin, të tilla si krizat energjetike, apo borxhet e fshehura.
Për këtë qëllim nën asistencën e FMN dhe BB një njësi Risku Fiskal u krijua me skemën e re organizative në fund të marsit 2017 brenda Drejtorisë së buxhetit në Ministrinë e Financave e cila ka për qëllim të monitoruar risqet buxhetore.
Procesi i punësimit të dy specialistëve dhe i një drejtuesi sektori u finalizua në tetor 2016. Asistenca në kuadër të projektit të FMN / BE pritet të ndihmojë me zhvillimin e Njësisë gjatë vitit 2017. Sipas ministrisë së Financave qëllimi kryesor i njësisë do të jetë:
Të monitorojë dhe raportojë periodikisht risqet fiskale që lidhen me parashikimet makroekonomike; borxhi dhe borxhet e qeverisë qendrore dhe lokale; Qeveria qendrore PPP, NSH dhe investimet publike; Mbledhja e të ardhurave nga qeveria qendrore; Sektori financiar dhe kthimi i qeverisë qendrore, të vlerësuara rregullisht nga departamentet përkatëse brenda MF;
Të përgatisë Deklaratën e Risqeve Fiskale (DRF) duke përfshirë të gjitha rreziqet e përmendura më lart. DRF do të raportohet në qeveri dhe do t’i paraqitet Parlamentit në bazë vjetore nga viti 2017.
Të vlerësojë risqet fiskale të ndërmarrjeve Shtetërore, duke koordinuar departamentet e tjera brenda MF-së në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të mbetura fiskale që i përkasin fushës së tyre të mbulimit. Frekuenca dhe formatet e raportimit të risqeve do të përfshihen në Udhëzimin Metodologjik të Risqeve Fiskale, i cili do të miratohet nga Ministri i Financave.
Ligji Organik i buxhetit është ndryshuar për të forcuar mbikëqyrjen e Ministrisë se Financave në ndërmarrjet shtetërore duke futur rregulla të reja të monitorimit për “njësi të qeverisjes jo të përgjithshme”, të cilat përfitojnë nga fondet buxhetore dhe/ose nga garancitë shtetërore.
Sipas nenit 4/2 të Ligjit të ndryshuar, planet financiare vjetore dhe pasqyrat financiare tremujore të secilës njësi të qeverisë jo të përgjithshme do t’i dorëzohen Ministrisë së Financave, e cila do të vlerësojë NSH-të më të rëndësishme nga perspektiva e riskut fiskal dhe do të përfshijë një analizë përmbledhëse në deklaratën e riskut fiskal.
Sigal