Për Berishën është ditë pune, ja çfarë bën pas seancës së Kuvendit (FOTO)

466
Lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha pas seancës së sotme parlamentare nuk e ka ndalur punën. Atë e kemi parë mjaft aktiv në Facebook, aty ku ka postuar disa denoncime që etiketojnë drejtpërdrejt qeverinë e re.
Postimi i fundit ka të bëjë me gjendjen e spitalit të Pogradecit, ndërsa pak minuta para tij, duke iu referuar një punonjësi dixhital, Berisha, akuzoi Ramën se ka zaptuar Postën e Shqipërisë.

Postimi tjeter
Ne shtetin e Norieges Posta eshte e Partise shtet!

Punonjesi dixhital denoncon:
Zevendesimin e slloganit te Postes me ate te Partise shtet!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje Doktor! Po te bej me dije nje rast skandaloz qe po ndodh tek Posta Shqiptare. Drejtuesit aktual te ketij institucioni shume te rendesishem per shtetin, jane duke propaganduar haptazi politiken e partise se tyre ne simbolet, logon dhe sloganin e kesaj shoqerie ne menyre flagrante. Me poshte do te gjeni sesi pas zgjedhjeve te 25 Qershorit 2017 slogani i Posta Shqiptare ndryshoje nga: “Shpejt.Sigurt.Kudo” ne “Posta qe duam”. Ky frymezim i lindur nga Slogani i Partise Shtet Mavri ” Shqiperia qe duam”. Ndryshim i sloganit te nje prej institucioneve me te vjeter ne vend eshte vendosur teresishte ne kundershtim te plote te rregullave dhe politikave te ketij institucioni. Te lutem denoncoje si rast”


Sigal