Pëllumb Pipero: Ka ardhur koha që Komiteti Teknik të rishikojë dhe lehtësojë masat shtrënguese

308
Sigal

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet i bindur se Shqipëria e kaloi fazën kritike nga pandemia. Për këtë i referohet rënies së thirrjeve nga pacientët e prekur me Covid si dhe uljes së ndjeshme të pacientëve të shtruar në Infektiv.

Nëse vaksinimet do të vijojnë me këto ritme brenda muajit qershor, thotë Pipero, do të çlirohemi nga Covid-19.

Me përmirësimin e ndjeshëm të situatës edhe doktor Pipero i rekomandon ekspertëve të komitetit, lehtësimin e masave anti-covid.

“Situata është shumë më mirë, brenda pritshëmrive tona. Kemi parë raportin e rasteve të reja të infektuara me tamponët, që është te 1-2%, dikur ishte 20-25%. Kemi parë raportin e rasteve të infektuara me ato të shtruara, që lëviz me 15 apo 20 herë dhe kemi parë raportin e rasteve të shëruar me ato aktive, që tregojnë se kemi një situatë shumë optimiste. Të shtruarit në spitale janë mbi 50 vjeç. Kemi edhe raste të rënda, por po përpiqemi të mos kemi më humbje jete. Në rast se vaksinimi që është kthyer në faktor kryesor të frenimit të pandemisë, ecën me këto ritme, gjysma e parë e qershorit do të vijë me imunitetin e tufës të arritur. Ka ardhur koha që Komiteti Teknik të rishikojë dhe lehtësojë masat shtrënguese javën që vjen apo në fillim të muajit tjetër”, tha Pipero në një prononcim të tijin.