Pedagogia Ada Spiru: Banorëve të Durrësit po u zhvaten miliona nga projektet 3D të rindërtimit

549
Sigal

Pedagogia Ada Spiru, nga radhët e LSI Durrës, ka denoncuar rritjen e çmimit të aboneve në qytetin bregdetar.

Në një postim në Facebook, pedagogia Spiru shkruan se “vazhdon zhvatja ndaj banorëve të Durrësit. Këshilli bashkiak monopartiak i sektit korruptiv të “Rilindjes” rriti çmimin e abonesë në ditët më të vështira për ekonominë e familjeve të thjeshta të Durrësit.”

Më tej Spiru shton se “më 25 prill këtij sektit korruptiv do i vijë fundi dhe Durrësi do i kthehet banorëve dhe familjeve të thjeshta.”

Në vijim postimi i plotë

Vazhdon zhvatja ndaj banorëve të Durrësit.

Këshilli bashkiak monopartiak i sektit korruptiv të “Rilindjes” rriti çmimin e abonesë në ditët më të vështira për ekonominë e familjeve të thjeshta të Durrësit.

Çmimi i abonesë për një linjë u bë 1200 lekë (ishte 900 lekë), ndërsa aboneja e vlefshme për të gjitha linjat u bë 1600 lekë (ishte 1200 lekë).

Banorët e Durrësit po zhvaten me miliona nga projektet 3D të rindërtimit por edhe po u zbrazen xhepat edhe për abonetë e një transporti publik jo cilësor.

Më 25 prill këtij sektit korruptiv do i vijë fundi dhe Durrësi do i kthehet banorëve dhe familjeve të thjeshta.

Dr. Ada Spiru
Pedagoge ekonomie në Universitetin e Barit Aldo Moro, Itali
LSI Durrës