PE: Nëse doni Europën, largoni shokun e kriminelëve dhe trafikantëve…

311
Sigal

Analizë nga Prof.Dr. Kastriot Islami

Komisioni  Jashtëm i PE  i jep goditje të fortë  dhe të pamëshirshme  Ramës duke i bërë skanerin  qeverisë së  “Rilindjes”  dhe  zyrtarizuar  15 Kushtet  për integrim. Ndërkohë që ky mesazh i drejtohet edhe shqiptarëve: “  Nëse doni të futeni në Europë, largoni nga drejtimi i qeverisë, hajdutin e pasurisë kombëtare dhe shokun e ngushtë të kriminelëve dhe trafikantëve…”.

Komisioni  Jashtëm i PE  i jep goditje të fortë  dhe të pamëshirshme  Ramës duke i bërë skanerin  qeverisë së  “Rilindjes”  dhe  zyrtarizuar  15 Kushtet  për integrim. Ndërkohë që ky mesazh i drejtohet edhe shqiptarëve: “  Nëse doni të futeni në Europë, largoni nga drejtimi i qeverisë, hajdutin e pasurisë kombëtare dhe shokun e ngushtë të kriminelëve dhe trafikantëve…”.

Intervistoi: Engjëll Musai

Në numrin e djeshëm gazeta “Telegraf” publikoi pjesën e parë të intervistës me Prof.Dr. Kastriot Islami, i cili analizonte situatën e rëndë ekonomiko-financiare, por edhe kaosin politik  në të cilën është zhytur Shqipëria në 7- vitet e fundit të qeverisjes nga “Rilindja”. Qëndrimin e Komisionit të Vencias, i cili kryqëzonte autokracinë e kryeministrit Rama dhe veprimet e tipit diktatorial të tij ndaj medies, fjalës së lirë, dhe uzurpimit të pushteteve në Shqipëri. Në vijimësi të analizës së Prof. Islamit, për gazetën “Telegraf”, sot po publikojmë analizën e ftohtë dhe qëndrimin që duhet të mbajë opozita e bashkuar shqiptare. Lojërat e Ramës ndaj Kosovës, janë një thikë pas shpine për Gjermaninë e Merkelit, e cila kërkon stabilitet në Ballkan, pasi ndarja e kufijve, mund t’a rikthejë Kosovën në një fuçi baruti. Pse zgjedhjet në Serbi, nën shembullin e Ramës, po rivendosin sistemin monist, keqmenaxhimi i krizës Covid dhe pasojat e saj. Debati I zhvilluar dje, me kërkesën e eurodeputetit gjerman Mcallister, në rolin e drejtuesit të Komisionit të Jashtëm të PE-së, kishte organizuar mbi reformat e kryera nga qeveria Rama dhe plotësimin e 15 kushteve të PE-së,  dhe pse Komisioni i Jashtëm i PE-së i dha një goditje të fortë kreut të qeverisë shqiptare, Edi  Rama.

OPOZITA DUHET TË PËRQËNDROJË FORCAT KUNDËR BLERJES SË VOTËS…

Pyetje: Së fundmi, cfarë roli do të kishte sistemi zgjedhor në shmangien e blerjes së votës apo të kërcënimit të votuesve, që janë cilësuar nga OSBE/ODHIR edhe si dy problemet më shqetësuese të zgjedhjeve të fundit?

Përgjigje: Mendoj se kjo është “thëmbra e Akilit” për të shpëtuar nga kurthi ku Rama ka futur reformnën zgjedhore dhe po tenton të fusë përsëri edhe zgjedhjet…Debati për sistemin dhe gjithcka tjetër janë të rëndësishëm por pasi ti jepet përgjigje në mënyrë prioritare kesaj cështjejej… Sepse, në 30 vitet e fundit në Shqipëri janë përdorur të gjithë llojet e sistemeve zgjedhore, mazhoritar, proporcional dhe i përzier. Po ashtu aktualisht për zgjedhjet parlamentare përdoret sistemi propocional rajonal kurse për zgjedhjet e kryetarëve të bashkive sistemi mazhoritar dhe për zgjedhjet e këshillave bashkiake sistemi proprcional me një “zonë zgjedhore” pra i ngjashëm me ate proprocional kombëtar. Nga një analizë e thelluar rezulton se asnjë lloj “sistemi zgjedhor” nuk mundet të “korrektojë” tre probleme madhore që cilësohen në raportet e fundit të OSBE/ODHIR: i) mungesën e vullnetit për të zbatuar kodin zgjedhor që përbën një bazë të mirë ligjore për zgjedhje të lira e të ndershme; ii) blerjen e votave dhe iii) kërcënimin e votuesve…

PE: RAMA KUNDËR KOSOVËS I NGUL THIKËN PAS SHPINE GJERMANISË

Pyetje: Lidhur me cështjen e Kosovës dje ka pasur një lajm shumë të rëndësishëm se SHBA nuk ka qënë asnjëherë në favor të ndryshimit të kufijve, ide që është lënë të kuptohet ishte bashkërenduar mes Ramës e drejtuesve në Kosovë e Serbi? Madje nga analiza të ndryshme, është arritur në përfundimin se kjo lojë e Ramës, Vucic e Thacit kanë qënë të mirëkuptuara edhe nga Bolton?

Përgjigje: Të premten e javës që kaloi u sqarua se pas projektit për ndarjen e Kosovës nuk qëndron Shtëpia e Bardhë, por ish-këshilltari i Sigurisë, John Bolton, i shprehur qartas më parë kundër pavarësisë së Kosovës. Momentalisht ky duket një lajm relaksues, por duhet pasur shumë kujdes e mbajtur sytë hapur se autorët e kësaj skeme po punojnë tinëzisht me projekte të fshehta e të sofistikuara, vetëm e vetëm për të arritur synimet e tyre…Nga ana tjetër, lajmi i largimit të Bolton nga Shtëpia e Bardhë dhe sqarimi i saj se SHBA nuk ka qënë asnjëherë në favor të ndarjes së Kosovës,  kanë ndihmuar po ashtu të kuptohet e shprehet publikisht implikimi i Ramës në skemën për ndarjen e Kosovës…pas së cilës duke se fshihet plani për krijimin e Serbisë së Madhe… Më konkretisht, të gjithë e kujtojnë se si Edi Rama u mburr në Kuvend se priste të bënte një telefonatë me Bolton, të cilën e shiti si një mbështetje personale politike nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se telefonata shkoi shumë mirë, kurse homologu kosovar i asaj kohe, Ramush Haradinaj pati një telefonatë të tensionuar me Bolton. Mediat e huaja dhe kosovare e kanë akuzuar Ramën se ka përkrahur idenë e ndarjes së Kosovës dhe të krijimit të Serbisë së Madhe. Bazuar në këto fakte e analiza, tashmë është e qartë për të gjithë shqiptarët se  kryeministri i Shqipërisë do të mbetet, sic e cilësova  më lart, si më antishqiptari dhe më antikombëtari, si drejtues i qeverisë shqiptare që tentoi të kryente ndarjen e Kosovës  dhe me këtë rrezikoi edhe sigurinë e rajonit…Pra si kryeministri që tinëzsht tentoi të hidhte në erë  pavarësinë e Kosovës e të coptonte trupin e saj, thjesht për interesat e pushtetit të tij personal, duke i vënë kështu  flakën rajonit dhe duke i ngulur  thikën pas shpine Gjermanisë…

RAMA – TË NDËSHKOHET PËR KEQMENAXHIMIN E KRIZËS COVID DHE PASOJAT E SAJ

Pyetje: A do të ketë hetim për të parë transprencën e menaxhimit, e vecanërisht për të njohur pasojat e metodave shtërnguese të Ramës. Perse ekipi i ekspertëve u zëvëndësua nga militantët dhe krushqit e qeverisë?

Përgjigje: Nuk di cfarë të thuash më parë për këtë temë… se është një nga më të rëndat dhe pasojat e saj, qyetarët do ti kenë mbi kurriz për shumë kohë…Duhet patur parasysh se “një qeveri e dështuar në periudhë të qetë, me siguri do të jetë katastrofike në periudhë emergjence”.. Kjo ndodhi në Shqipëri me menaxhimin e krizës sanitare nga Rama… Menaxhimi i kësaj pandemie ishte si në asnjë vënd tjetër europian demokratik, tërësisht individual e i përqëndruar në një dorë të vetme, aprofesional e me symbyllur, i fshehtë e sekret, antiligjor e antikushtetues, antipopullor e antidemokratik, e deri ofendues e arrogant.. Edi Rama kontrollonte e manipulonte gjithcka, deri stastistikat e kësaj pandemie. Shifrat parafabrikoheshin prej tij apo prezantohen vetëm me lejen e tij. U pretendua se ishte ngritur një komitet ekspertësh, që për një kohë të gjatë se njihte askushn dhe pasi e shpalli qytetarët mësuan të vërtetën që ju e përshkruani shumë saktë…. Më e rënda lidhet me faktin se Edi Rama duke e cilësuar menaxhimin e kësaj pandemie si një “luftë kundër një armiku të padukshëm” u përpoq tju impononte shqiptarëve masa të rrepta izolimi përmes urdhërave autoritare e arrogante, dhe të aplikonte masa drastike, veprime policore e penalitete duke dhunuar rëndë të drejtat themelore, me një qëllim të vetëm, forcimin e pushtetit të tij personal…. Edi Rama, sa herë qytetarët shpërfillnin urdhërat e tij arrogantë e absurd fillonte llogorenë e tij tipike të shoqëruar me xheste trupore duke  ofenduar, sulmuar e akuzuar opozitën, pa përjashtuar edhe ndonjë rast kur vlerësonte se shanset e dështimit ishin të larta, t’i drejtonte opozitës thirrje hipokritike, lajkatare e dhelpërake bashkëpunimi, me qëllimin e vetëm, implikimin e saj në dështimet e tij.  Gjatë kohës së izolimit, Rama vazhdoi të vidhte si hajdut me cizme duke kryer tendera korruptive klientelistë e sekretë, deri edhe për blerjen e maskave e të paisjeve të tjera mbrojtëse për personelin mjeksor.. Pothuajse kudo në botën demokratike kanë filluar të ngrihen komisione parlamentare për të hetuar pasojat e masave esktreme për mbylljen e popullsisë, vecanërisht pasojat në ekonomi që parashikohet të futet në një krizë të thellë që do të kërkonte shumë vite të ringrihej… Nuk kanë munguar edhe rastet e vecanta të ngritjes së akuzuave kur për shkak të paaftësisë së qeverisë apo të papërgjegjshmërisë së saj kanë ndodhur ngjarje të rënda… deri edhe vdekje të evitueshme…

QËNDRIMI SKANDALOZ DHE I TURPSHËM I RAMËS NDAJ VËLLEZËRVE BUDINA

Pyetje: A duhet te ketë hetim për rastin e vëllezërve Budina?

Përgjigje: Qëndrimi i Ramës ndaj vëllezërve Budina është skandaloz dhe i turpshëm, por jo vetëm kaq… Për këtë rast Rama duhet hetuar dhe duhet ndëshkuar ashpërsisht. Në cilindo vend tjetër, me një demokraci minimale dhe gjyqsor minimalisht të pavarur, sjellja e Ramës do të ishte marrë në dorë nga prokuroria dhe me siguri do të ndëshkohej… Pra, është jo vetëm e turpshme por edhe e dënueshme penalisht që kryeministri  i vëndit nxjerr dufin e tij të vjetër 22 vjecar kundër dy kundërshtarëve që vetëm me fjalë e angazhim mbrojtën shëmbjen e TK nga sjelljet e pashëmbullta autoritare të një individi të sëmurë që ishte betuar para 22 vjetësh për ta shëmbur TK dhe e shëmbi turpërisht si tinzar në mes të natës…Ky është një rast që opozita nuk duhet ta harrojë dhe në momentin e përshtatshëm ajo duhet të insistojë duke e dërguar këtë dosje në prokurori për ndëshkimin e kësaj “monstre” të rrezikshme që mund të dhunojë këdo dhe me cdo mjet…Ky rast duhet ndëshkuar me cdo kusht në mënyrë që kushdo që merr një detyrë të rëndësishme qeveritar të ketë parasysh se nëse kryen veprime antiligjorë, skandaloze e të turpshme, do të gjykohet e ndëshkohet një ditë, sado e largët qoftë ajo…

KOMISIONI I JASHTEM I PE-së: GODITJE E FORTË NDAJ RAMËS

Pyetje: Në datën 22 qershor, eurodeputeti gjerman Mcallister, në rolin e drejtuesit të Komisionit të Jashtëm të PE-së, kishte organizuar një debat mbi reformat e kryera nga qeveria Rama dhe plotësimin e 15 kushteve të PE-së.  Si mund t’a vleresonit qëndrimin e eurodeputetëve në këtë mbledhje?

Përgjigje: Ndërkohë që PE-ja i ka dhënë Ramës një shuplakë të fortë, Komisioni i Jashtëm sot mund të thuhet, se e ka “goditur” me një “knock doën”, (nok daun), poshtë nofullës, aq sa Rama mezi “mbahet në këmbë”.  Kështu po bëhet gjithnjë e më i qartë mesazhi, se “pa plotësuar 15 kushtet nuk ka hapje të negociatave”,  që po t’ju referohemi thelbit të 15 kushteteve,  kjo do të thotë ndryshe se “me Ramën në krye të qeverisë, nuk ka negociata”. Ndërkohë që ky mesazh u drejtohet edhe shqiptarëve: “ nëse doni të futeni në Europë, largoni nga drejtimi i qeverisë, hajdutin e pasurisë kombëtare dhe shokun e ngushtë të kriminelëve dhe trafikantëve”.

Pyetje: Për çfarë temash konkrete janë shprehur eurodeputetët në këtë mbledhje?

Përgjigje: Eurodeputetë të ndryshëm të këtij komisioni të nderuar e kanë “goditur” Ramën pa mëshirë:  Për vjedhjen e votave nën orkestrimin e tij direkt, duke kërkuar hetim të dosjeve dhe përballjen me gjykatën, pikërisht të atyre rasteve ku dalin duke vjedhur votat, në Dibër (dosja 184), e Shijak (dosja 339), Rama dhe drejtues të lartë të Rilindjes, ndërkohë që këto hetime zvarriten nga Rama prej 3 vjetësh. Përmes pyetjesh të shumta është kërkuar të saktësohet apo zbulohet, nëse Soreca ka bërë detyrën e tij, duke ia bërë me dije Ramës dhe publikut shqiptar, këto 15 kushte, ndërkohë që nuk është aspak secret, që Soreca ka heshtur, kurse Rama i ka mohuar ato me arrogancë dhe si hileqar. Një eurodeputet tjetër kërkoi që të ketë një monitorim të rreptë lidhur mbi fondet që jepen për Shqipërinë, pas shembjes së Teatrit, dhe tenderave për ndërtimin në zonën ku ishte TK, duke stigmatizuar jo vetëm Ramën, por edhe Veliajn, për lidhjet me kompaninë “FUSHA”. Një eurodeputet tjetër, duke iu referuar sjelljeve të Ramës me medien e shtypin e lirë, ka deklaruar se  “qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me tráfikantët. Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE-në”. Një eurodeputete, u shpreh se i është  kërkuar autoriteteve shqiptare, të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve që po mbronin TK nga shembja, duke stigmatizuar në këtë mënyrë Ministrin Lleshaj dhe drejtorin e Përgjithshëm Veliu, për të cilët protestuesit kanë kërkuar hetim, për shkak të përdorimit të dhunës fizike dhe të gazit helmues. Disa eurodeputetë, kanë theksuar, se shembja e Teatrit që nuk duhej të ndodhte, dhe duhet ruajtur trashëgimia kulturore, duke vënë në dukje se PE-ja,  ka kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”.  Rama i frikësuar në ekstrem dhe i çoroditur, duket se ka dhënë urdhërin skandaloz  të ndërprejes së transmetitmit direkt të këtij debate, duke censuruar në këtë mënyrë mesazhet e forta që vinin nga Brukseli për Shqipërinë, dhe veçanërisht, ato që ishin kundër tij. Ky veprim është i pritshëm nga një sharlatan frikacak,  që iu deklaron shokëve të botës së krimit, se “nuk mund të largohem dot nga pushteti”  dhe si  “një kufomë politike mban mbi shpinë “arkivolin” e Rilindjes”.  Natyrisht, siç e ka deklaruar edhe më parë se: “nuk do të largohet nga politika nga frika e madhe që ka nga vdekja”,  por në realitet është menderosur “nga frika e ndëshkimit që pason humbjen e pushtetit, e ndoshta edhe pasurive të paligjshme”.

ZGJEDHJET NË SERBI: NËN SHEMBULLIN E RAMËS, RIVENDOSET NË SERBI MONIZMI

Pyetje: Z. Islami, si i vlerësoni zgjedhjet në Serbi, ku një pjesë e opozitës, s’mori pjesë, ndërkohë që ndërkombëtarët, po ngrenë alarmin për rënie të demokracisë?  A po legjitimohet një regjim autoritar në vendin fqinj?

Përgjigje: Këto zgjedhje mund të përmblidheshin në këtë mënyrë: Qeveria, pra Vuçiç dhe Daçiç, siguruan 210 mandate nga 250 pra 84 % të mandateve të kuvendit, duke kontrolluar në mënyrë pothuajse “moniste” kuvendin e Serbisë,  dhe për rrjedhojë edhe qeverinë serbe. Opozita, për shkak se vlerësoi të pamundur të pengonte manipulimin e zgjedhjeve, duke mos pranuar ndërkohë të kthehej në një opozitë fasadë, nuk mori pjesë në zgjedhjet moniste. Në rajonin e dominuar nga shqiptarët, partitë politike shqiptare, ndonëse të “bashkuara” vendosën të merrnin pjesë në zgjedhje, arritën të siguronin vetëm 2 mandate dhe duket kanë humbur drejtimin e pushtetit vendor. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte shumë e ulët, madje më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme.  Nga këto fakte të pakundërshtueshme arrihet në përfundimin se demokracia në Serbi ka pësuar regres. Dhe pluralizmi ka marrë një goditje të rëndë, për të mos thënë, që vendi ndodhet në rrethanat e monizmit. E vetmja shenjë shprese është  “alarmi i ngritur nga ndërkombëtarët”. Kjo është edhe e vetmja mundësi që të shmanget rikthimi i plotë në monizën dhe që në vendin fqinj të mos legjitimohet një regjim i korruptuar dhe autoritar. Duket se modeli monist i vendosur në Shqipëri nga Edi Rama, konkretisht  në pushtetin vendor, me zaptimin e  61 bashkive dhe konkurimin me vetëm 1 kandidat, në gjysmën e tyre, mesa duket është pasuar/kopjuar edhe nga “miku” i tij i ngushtë Vuçiç!

Pyetje: Faktori politik i Luginës së Preshëvës vendosi të hyjë në zgjedhje, duke fituar 2 vende në parlament. A eshtë ky tregues për një rritje të faktorizimit të komunitetit shqiptar në Serbi?

Përgjigje: Nuk dëshiroj aspak të luaj rol paternalist, sepse faktori shqiptar, pavarësisht se gjendet në një situatë shumë të vështirë, i zotëron të gjithë kapacitetet njerëzore dhe informacionet për një vendimarrje inteligjente dhe efikase. Duket se dilema e partive shqiptare në Luginën e Preshevës, edhe për shkak të presioneve nga jashtë, ka qenë shumë e madhe. Kjo vështirësi është rritur, sepse këto zgjedhje janë zhvilluar pa opozitën, e cila i ka vlerësuar ato të parafabrikuara e të manipuluara. Marrja pjesë në zgjedhje të  “dyshimta”, përsa i përket cilësisë, dhe sigurimi i vetëm dy mandatave në një parlament që dominohet tërësisht nga dy parti ekstreme, nuk e di se sa efikase do të ishin për të zgjidhur në të ardhmen kërkesat e komunitetit shqiptar ? Ndoshta një arsye e “fortë” për këtë pjesëmarrje ka qënë takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, me shpresën se duke u bërë “konstruktivë” mund të kishin një shans, që në këtë takim të trajtoheshin edhe kërkesat e tyre. Kurse humbja eventuale e bashkisë së dominuar nga shqiptarët, përbën një shenjë jo të mirë në disa drejtime:

i) forcohet bindja se ekziston një përçarje e madhe e partive shqiptare;

ii) humbje e forcës së faktorit shqiptar në sytë e komunitetit ndërkombëtar dhe iii) legjitimim i zgjedhjeve tashmë të parafabrikuara nga Vuçiç… Këto do ta vinin në një pozitë më të dobët faktorin shqiptar në Serbi për të kërkuar të drejtat e tyre sepse mazhoranca “moniste”,  do të mund të deklaronte në rastin më të mire,  se “kërkesat e shqiptarëve do të plotësoheshin propocionalisht me përfaqësimin e tyre”, ndërkohë që e vërteta  është krejtësisht ndryshe.