PDIU: Përshëndesim vendimin për heqjen e nenit që lejon martesat gay

346
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet vendimin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, për heqjen e nenit që do i hapte rrugën martesave mes së njëjtës gjini. Kjo forcë deklaron se ky vendim erdhi pas trysnisë pozitive të ushtruar nga PDIU, si partia e vetme që kundërshtoi që në krye të herës këtë nen.
Deklarata
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet vendimin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, për heqjen e nenit që do i hapte rrugen martesave mes së njëjtës gjini. Ky vendim erdhi pas trysnisë pozitive të ushtruar nga PDIU, si partia e vetme që kundërshtoi që në krye të herës këtë nen. PDIU është kundër diskriminimit të çdo forme, prandaj ka mbështetur fuqimisht ligjin kundër diskriminimit, ku përfshiheshin edhe diskriminimi për orientimin seksual. Mirëpo, ndalesa e diskriminimit nuk do të thotë se mund të lejojet cenimi i familjes. 

Martesa është bashkimi mes burrit dhe gruas dhe kjo nuk ka të bëjë me diskriminimin, por me rendin natyror. Familja, si bërthama e shoqërisë, është e shenjtë dhe duhet mbrojtur. Prandaj, ne i qendruam deri në fund kundërshtimit tonë mbi këtë ndryshim te Kushtetutës. PDIU i bën thirrje 140 deputetëve të votojnë pro reformës në drejtësi, si një çast historik për vendin dhe kombin tonë
Sigal