PDIU informon OSBE-në dhe ambasadorët: Vendimi i KQZ-së i paligjshëm

396
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet po ndjek hapat e nevojshme ligjore dhe politike për shfuqizimin e vendimit të paligjshëm të KQZ-së, që i mohon PDIU-së numërues, në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor. Kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi priti dje në zyrën e tij përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR dhe i njohu me vendimin absurd të KQZ dhe me përcaktimet ligjore, që i japin PDIU të drejtën të propozojë numërues. 
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR mbajtën shënim këtë shkelje dhe njoftuan se do ta bëjnë pjesë të raportit mbi zgjedhjet. Sot, kreu i PDIU-së iu drejtua me një letër ambasadave të Bashkimit Evropian dhe asaj të SHBA-ve në Shqipëri, ku i njohu me shkeljen ligjore. 
PDIU do ta ankimoj vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Neni 96 i Kodit Zgjedhor përcakton se çdo parti me më shumë se dy deputetë ka të drejtë të ketë numërues. KQZ, në shkelje flagrante të Kodit, ia mohoi
këtë të drejtë PDIU-së, pa asnjë arsyetim ligjor.
Sigal