PDIU “braktis” qeverinë, kërkon “ndëshkimin”e shtetasve grekë në Himarë

344
Deklaratat e dy përfaqësuesve të OMONIA-s dhe PBDNJ një Himarë se do të lobojnë me dy shtete për të penguar Shqipërinë drejt Integrimit Europianë, janë bërë shkak për një reagim të menjëhershëm të partisë çame, PDIU, drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Mesditën e së martës, dy përfaqësuesit e minoritetit grek në Himarë, u shprehën kundër integrimit të vendit tonë në BE dhe këtë gjë ata e bënë pas një proteste të një grupimi qytetarësh, të pakënaqur nga veprimet e autoriteteve shqiptare. Reagimi i Idrizit është i ashpër. Ai i kërkon qeverisë Shqiptare që t’u heqë shtetësinë shqiptare grekëve në Himarë që veprojnë kundër dobisë kombëtare shqiptare. PDIU dënon thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe OMONIA-s ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së Shqipërisë. Por kush janë dy përfaqësuesit e OMONIA-s dhe PBDNJ që bënë deklaratat kundër integrimit të vendit tonë për bllokimin e negociatave. Reagimi i PDIU erdhi, pasi një nga drejtuesit e OMONIA-s, Fredi Beleri në protestën e së martës në Himarë u shpreh “Mos të harrojmë që ne kemi dy vota në Bashkimin Evropian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të anëtarësohet në BE”. Kjo deklaratë e hapur kundër interesave të vendit tonë për integrim, ka pasur ndikim të menjëhershëm tek përfaqësuesit e çamëve. Mësohet se gjatë protestës së të martë snë Himarë, e cila u zhvillua për pronat, ishin edhe zëvendës Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos dhe deputeti Vangjel Dule. Idrizi dënon në deklaratën e tij edhe qëndrimin e përfaqësuesve të ambasadës greke në Tiranë dhe të Dules, për të cilin ai thotë se nuk arriti të merrte asnjë votë edhe në zonën e tij. “Thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale. Prania e përfaqësuesve të ambasadës greke dhe të deputetit patericë që nuk mori asnjë votë as në Himarë e as në minoritet e bën edhe më të turpshëm këtë akt. PDIU i bën thirrje Prokurorisë për këtë akt skandaloz që ndodh ditën me diell në zemër të Shqipërisë. Himara ia ka dhënë qartë përgjigjen grekomanëve gjatë gjithë historisë, sikurse edhe sot me votë, se është pjesë e pandashme e shqiptarisë. Ka ardhur çasti, që qeveria shqiptare, të zbatojë reciprocitetin dhe të heqë shtetësinë shqiptare për çdo person me dyshtetësi që vepron kundër dobisë kombëtare shqiptare, siç Athina ka bërë këto kohë me shume patriotë shqiptarë!

Tërheqja e zv/ministrave
Po dje PDIU ka bërë lëvizjen e radhës. Ka tërhequr zv/ministrin e jashtëm, duke deklaruar se në kushtet ku ndodhet vendi, detyra e tij nuk përputhet me politikën. 
Halil Hyseni ka paraqitur dorëheqjen pasi u emërua në këtë post në datë 7 tetor të vitit 2015 pas zgjedhjeve lokale. Halil Hyseni ishte emëruar në qeveri nga radhët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Emri i Hysenit u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pas marrëveshjes që u nënshkrua para zgjedhjeve vendore të 23 qershorit 2015 mes Partisë Socialiste dhe PDIU. Por mandatin e dytë Rama do të qeverisë pa aleatë, pasi ka siguruar numrin e duhur të mandatave, 74 për të formuar i vetëm qeverinë. Largimi i Halilit, vjen pak orë para dorëheqjes së paralajmëruar nga ministrat teknikë të PD, ndërsa pritet reagimi i LSI, pasi vijon që të jetë në qeveri pavarësisht faktit se ka dalë në opozitë.