PD, Zhupa: Rama i braktisi ditën e përmbytjeve, kthehet në Fushë-Krujë kur afrojnë zgjedhjet

421

Ina Zhupa për shfaqjen
që dha sot Rama në Fushë-Krujë për të përmbyturit

 

Me një regji bajate, ku
i kërkon njerëzve votën para kamerave në këmbim të cekut, Edi Rama bëri sot
sikur u kujtua për banorët e Fushë-Krujës.

Po ata dhe cdo qytetar i
vendit e mban mend mirë se kur u rrethuan nga uji e balta, Edi Rama mori rrugët
e botës për pushime luksi.

Pikërisht, ditën kur
qindra familje u përmbytën në Fushë-Krujë, Edi Rama shkoi në New York për
ekspozitë pikture.

Në kulmin e fatkeqësisë,
Rama i braktisi banorët.

Tani që po vijnë
zgjedhjet bën sikur po i dhimbsen.

Sërish, ai nuk ka dhe
nuk mban asnjë përgjegjësi, por fajin e kanë qytetarët, fajin e ka natyra,
fajin e kanë kanalet që janë bllokuar.

Ka 4 vjet që hedh para
për luks, për zyra, për palma, për makina, për ekspozita pikture, për të parë
NBA, për fundjavë me Gjushin, për shëtitje nëpër stadiumet e botës, para që po
të shkonin për investime në bujqësi, në kanale kulluese e vaditëse nuk do
kishte këto dëme me shiun e parë që bie. Këto para do të ishin të mjatueshme
për t’i dëmshpërmblyer në kohë familjet e përmbytura e për tu ardhur në ndihmë
fermereve.

Këto janë përpjekje të
dëshpëruara.

Qytetarët nuk e besojnë
më Edi Ramën.

Sepse nuk mund të
besohet dikush që të kthen kurrizin në ditën më të vështirë, dhe kthehet kur
afrojnë zgjedhjet.

 

Sigal