PD, Vokshi : Videot e Ramës nga suita luksoze e New York-ut, nuk i fshehin dështimet në shëndetësi

481
Sigal

Reagim i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi

 

“I
PAPËRGJEGJSHMI” KRYEMINISTRI RAMA DHE PROPAGANDA ME “SHËNDETËSINË
FALAS”

Nga New Yorku, turisti Edi Rama na foli për ato që ai i quan “arritje
në shëndetësi”.

Foli nga New Yorku ku ka hapur ekspozitë të skicave të tij me paratë e
Vilma Nushit, me paratë e shëndetit të shqiptarëve.

Nga
suita e tij shumë luksoze , shumë e shtrenjtë në New York, “i papërgjegjshmi”
kryeministër, bën propagandë për dështimin e tij më të madh, “shëndetësinë
falas” ndërkohë që tërë vendi është i përmbytur dhe mijëra familje, burra,
gra e fëmijë i ka lënë në mëshirë të fatit.

Asnjë video, nuk e fsheh të vërtetën e shëndetësisë në vend. Asnjë sajesë
nuk fsheh dot humbjen e jetës së 6 pacientëve me HIV/AIDS për mungesë barnash.
Asnjë postim nuk fsheh dot vuajtjen e pacientëve me kancer apo dhimbjen e
familjarëve të tyre që i ka lënë pa kurim apo ‎ata mijëra të tjerë që enden
vuajtshëm spitaleve që i ka lënë si në gjendje lufte.

Rama ndau me klientët e tij mbi 320 milionë euro për koncesionet në
shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në ditën më të keqe, nuk ka ilaçe, nuk
kanë shtretër, mungojnë mjetet bazike.

Shëndetësia u ka kushtuar shumë shqiptarëve këto 3 vite, ndërkohë që u bë
biznesi më fitimprurës për Ramën-Beqën e klientët e tyre.

E më shumë do t’u kushtojë, pasi koncesione të tjera klienteliste në
shëndetësi ka planifikuar Rama në buxhetin 2017.

Ditë më të zeza do vijnë për shëndetësinë.