PD: Veliaj mashtroi romët për Qendrën Tranzicionale të Emergjence

423
Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të djelë me akuzat ndaj kandidatit të mjatë për kryetar bashkie, Erion Veliajt. Në një deklaratë për mediat Kastriot Sulko ka akuzuar Veliajn se mashtroi komunitetin rom se do ndërtonte për ta një qendër Tradicionale Emergjence, por ajo që bëri ishte vetëm mashtrimi.
“Në shtator 2013, Erion Veliaj mori “ish repartin e Kimisë” nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për të ndërtuar një Qendër Tranzicionale Emergjence për romët. Një vit më pas, në shtator 2014, qeveria dhe dy donatorë hodhën para pa hesap që të ndërtohet “Qendra Kombëtare Tranzicionale e Emergjencave”. Sasia e parave mbeti e fshehtë, kontraktori fitues i punimeve mbeti i fshehtë, u rregulluan shpejt vetëm 10 dhoma ndërsa të tjerat u lanë siç ishin ndonëse sasia e parave ishte gjigande. Nga frika e publikimit të abuzimeve të shumta me fondet, Qendra është si kamp-burg ku nuk lejohet hyrja pa autorizimin e Shërbimit Social Shtetëror, pra askush përveç të besuarve të Erionit.
Gjendja e Qendrës është shumë e rënduar. Duket qartë që romët flenë në korridore, nuk ka divane dhe as dyshekë, nuk ka drita dhe romët e kësaj godine nuk marrin as ndihmë ekonomike madje as ushqime. Romët vuajnë edhe nga një presion i madh psikologjik për të mos nxjerrë shqetësimet e tyre në publik. Erion Veliaj premtoi, por ka vetëm fjalë dhe i mashtroi romët dhe njerëzit në nevojë. Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia permendim çdo ditë qysh prej 2 javësh dhe ia publikojmë në ëebsite. Papagalli i Ramës, premton, por ka vetëm fjalë pasi kurrë nuk realizon”, përfundon deklaratën PD.
Sigal