PD: Veliaj mashtroi për 62 mijë vendeve e reja të punës, hoqi ndihmën për 20 mijë familje

407
Punë e jo fjalë. Njerëzit janë të lodhur nga përsëritja e PREMTIMEVE të pambajtura të Erion Veliajt të dy viteve më parë, dhe që tani paraqiten me ambalazh të ri për Tiranën.
Në 2013-ën Erioni PREMTOI: “62,000 vende pune përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike duke e zëvendësuar me mundësi reale punësimi në shërbim të komunitetit.”
A quhet Reformë përzënia e përmbi 20,000 familjeve nga ndihma ekonomike pse kanë një tavolinë dhe ca karrige në shtëpi? Si do të jetojnë këta njerëz të vuajtur? Dhe Ku janë 62,000 vendet e punës që premtoi se do hapeshin? Erioni ishte Ministri përgjegjës për të realizuar PREMTIMIN e hapjes së vendeve të punës. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim cdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website. Erioni PREMTOI, por i kishte vetëm fjalë boshe dhe MASHTROI.
Sot përmbi 20,000 hallexhinj janë hequr nga ndihma ekonomike dhe mijëra të tjerëve u është ulur niveli i ndihmës. Nuk gjejnë punë në zyrat e punës. Punë ofrohet vetëm në këmbim të zarfit të rryshfetit ose në këmbim të abuzimeve seksuale nga perversët e pushtetit.
Papagalli i Ramës, vetëm PREMTON por i ka vetëm fjalë pasi nuk REALIZON.
Erioni PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo t’a ketë pushtetin. Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.
Sigal