PD: Shqiptarët vuajnë për bukë, ministrat me makina Jaguar

397
Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Edmond Spaho, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shpërblen ministrat e kabinetit të tij me makina luksoze, në një kohë që populli po vuan “krizën e thellë ekonomike”.
“Në kohën kur varfëria e ka kaluar kufirin, kur ekonomia është në krizë të thellë, kur papunësia shtohet dhe qytetarët janë çdo ditë e më të pashpresë, Edi Rama mendon se ka ardhur koha që Ilir Beqja, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri e soji i tyre në kabinet, të kenë makina edhe më luksoze për të ndenjurat e tyre të krimbura në korrupsion e krim. 29 Jaguar, makina e fjalës së fundit, janë porositur nga Edi Rama për të dhe për ministrat. Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zhvatjes e plaçkitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë”, deklaroi Spaho.
“Kjo është qeveria që kemi. Ky është kryeministri që kemi. Nuk pret më koha. Duhet të ngrihemi e t’i ndalim këta banditë të korruptuar bashkë me Jaguarët e tyre”, shtoi Spaho.
Sigal

Deklarata e plotë e deputetit demokrat, Edmond Spaho 

Në kohën kur varfëria e ka kaluar kufirin, kur ekonomia është në krizë të thellë, kur papunësia shtohet dhe qytetarët janë çdo ditë e më të pashpresë, Edi Rama mendon se ka ardhur koha që Ilir Beqja, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri e soji i tyre në kabinet, të kenë makina edhe më luksoze për të ndenjurat e tyre të krimbura në korrupsion e krim.
29 jaguarë, makina e fjalës së fundit, janë porositur nga Edi Rama për të dhe për ministrat.
Makina si kjo që shihni në ekran, mjetet e preferuara të sheikëve e pasanikëve në botë.
Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zvhatjes, e plackitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë.
Shpërmblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do merren makinat.
Një jaguar i ri për Mimin dhe kushërirën ministre, për Ditmirin e Peleshin, për tërë bravo-cunat, e qeverisë, është mesazhi i Edi Ramës, për mijëra familje që nuk mbyllin dot muajin, për mijëra që kanë mbyllur dyqanet, për mijëra që po ikin nga sytë këmbët.
Ky është mesazhi i tij; nuk më intereson fare gjendja juaj, jeta juaj. Çfarë duhet tani është nga një jaguar për të dhe ministrat e tij që janë sot fytyrat më të urryera në vend, simboli i vjedhjes, korrupsionit e pasurimit me taksat e shqiptarëve, shkaktarët e mjerimit.
Një jaguar luksoz për Saimir Tahirin, i cili e ndan makinën e tij private me bandën e drogës, më pas thotë e kam shitur por pranon që ka shkelur ligjin duke mos e deklaruar, dhe në fund e merr sërish narko-taksinë kur shkon vetë me pushime.
Një jaguar luksoz për Ilir Beqën, kampionin e korrupsionit që jo vetëm ka marrë 28 tendera për kompaninë e tij private, rreth 11 milionë euro, por po shpërndan qindra milionë euro me koncesionet në shendetësi, tek miqtë e tij e të kryeministrit.
Një jaguar luksoz për Damianin që është në kallëzim penal për 479 milionë euro, dëmin më të madh të shkaktuar vendit në gjithë historinë e tij, me marrëveshjen kriminale të CEZ-it.
Kjo është qeveria që kemi. Ky është kryeministri që kemi.
Nuk pret më koha.
Shqiptarë! Duhet të ngrihemi e ti ndalim këta banditë të korruptuar bashkë me jaguarët e tyre.