Sigal

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk i ka dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve në arsimin parauniversitar. Sipas deputetit Luçiano Boçi, gjatë 5 viteve në pushtet, qeveria i ka kaqtrajtuar arsimtarët. “Qeveria e Edi Ramës ka vendosur një rekord të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar.”- u shpreh deputeti i PD. Sipas PD, qeveria ka shkelur kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatave. “Duke mos u dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve, qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave. Në nenin 10 të kontratës thuhet se “punëdhënësi, që në këtë rast është qeveria, u njeh sindikatave të drejtën për shpërblimin vjetor të mësuesve në sistemin publik parauniversitar.” – tha më tej Boçi.