“PD-PS po bashkëqeverisin në heshtje”, Engjëll Musai: Në Shqipëri është zhdukur opozita

174
Sigal

Engjëll Musai i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka folur për situatën politike në vendin tonë, çështjen “Berisha” dhe problematikat përçarëse të opozitës.

Drejtor i gazetës “telegraf”, tha se në Shqipëri është zhdukur opozita ndërsa populli është i destinuar të shkojë drejt një diktature, me PD-në që shkon nga humbja në humbje.

Gjatë fjalës së tij, Musai preku problematikën e emigrimit të shqiptarëve e cila mund të sjellë katastrofën e shpopullimit në vendin tonë. Gjithashtu Musai se PS-PD kanë “bashkëqeverisur” në heshtje duke ndarë interesat e tyre të përbashkëta.

“Çështja e Berishës është goxha e komplikuar. Këtu diskutohet çështja e opozitarizmit në Shqipëri, një popull që i shuhet opozita ai popull është i destinuar që të shkojë drejt një diktature. Kohë ka treguar cilido që nuk ka përplasje në vrullin e vet krijon një problem të madh dhe të rëndë dhe ne pasojat sot po i shohim. Duke mos pasur përplasjen duke mos pasur opozitë , kapet policia, kapet drejtësia, kapet gjyqësore, kapen paratë nuk do ketë transparencë. Duhet fryma opozitare dhe në rastin konkret jemi në një situatë të rëndë e cila zgjidhet nëpërmjet statutet të cilësdo parti, pra konkretisht në PD.

Në parim duket sikur është një betejë personale dhe pabesie, e cila kjo pabesi është edhe ndaj individit Berisha edhe ndaj PD dhe anëtarëve të PD që për 8 vit mbushën sheshe, në shi breshër, u gjakosën, u helmuan, u burgosën, nuk është pak. Nëse ti dështon të jepet një mundësi tjetër nëse dështon edhe të dytën nuk ka më mundësi. Kurse rasti Basha është shumë i komplikuar , janë 4 humbje radhazi dhe kjo u shoqërua me dy veprime të pafalshme dhe të patolerueshme. Opozita nuk ka lidhje me Amerikën por kanë të bëjnë vetëm me Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Janë rreth 450 mijë shqiptarë që kanë ikur në emigrim gjatë 8 viteve. Nuk do ketë vende pune, njerëzit nuk do paguajnë para për të paguar penësionet, kjo është katastrofa e kombit, kjo është fatkeqësia e kombit. Basha ka një statut që përcakton si vjen dhe si largohesh. Të thuash unë nuk e njoh statitin ti nuk je parti diktatoriale.

Në 2021 ndodhi të njëjtën strategji duke gabuar me koalicionet, atëherë kjo është paaftësi dhe duhet të ikësh, je i kapur vjen kjo situatë dhe kjo zgjidhet vetëm nga anëtarësia. Në Shqipëri nuk ka të djathtë tradicionale pasi historia e ka treguar gjatë 100 viteve qeverisje. Sa pronarë ka Shqipëria? Ne jemi popull “patok”. Këtu nuk ka të djathtë tradicionale sic e ka Gjermania sic e konsolidoi Amerika. Ne edhe kur erdhëm pas shpalljes së pavarsisë ne ishim një shtet feudal që kapërcyem në socializëm duke kapërcyer kapitalizmin nuk është mësuar të paguajë taksa as të njhë revoltën. Ne jemi në një situatë të keqe dhe do vuajmë shumë.

Berishizmi e ka kapërcyer fazën e vet sepse ka 30 vite. Ose do pranojmë që ketë një lëvizje që duhet ti dorëzohet një grupi intelektualësh të bindjes së djathtë atëherë Berisha do të hapte krahu. Kush mund të jetë pasues i Bashës?

Bashkëpunim PD-PS? “Ata në bashkëqeverisje janë. Qeverisje nën tavolinë, tenderat bashkë i marrin, privilegjet bashkë, vilat shtëpitë luksin kush i merr. I ndajnë të dy palët. Mbi 90% i elektoratit nga PD të gjithë janë kundër Bashës, pasi nuk mund të pranojnë që të mos rrëzohet një qeveri kur ka kulmin e gjitha skandaleve të 30 viteve”, tha Musai.