PD: Protesta jonë nis në 12:00. Skenarët për provokime janë mashtrime

558
“Partia Demokratike deklaron se protesta e paralajmëruar për nesër do të nisë në orën 12:00 dhe nuk ka të përcaktuar orar përfundimi. Po ashtu, Partia Demokratike hedh poshtë çdo insinuatë të dalë në media me burime anonime, sikur do të ketë skenar për të provokuar Policinë.”

Ky është reagimi i menjëhershëm i PD-së pas lajmeve që u shfaqën sot befas në disa media, ku nuk citohej burimi, se Policia e Shtetit po merrte masa për protestën e opozitës më 18 shkurt pasi, sipas saj, kishte njoftime nga burime se mund të krijoheshin trazira dhe të provokohej Policia.

Protesta e 18-shkurtit është parashikuar të jetë më e madhja dhe më e fuqishmja e opozitës vetëm për nga pjesëmarrja dhe mesazhet që do të përcjellë dhe rregullisht kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar se ajo do të jetë qytetare dhe paqesore.
Sigal