PD, plani për seancën e Kuvendit

458
Partia Demokratike pritet ta përdorë edhe seancën e fundit të Kuvendit përpara mitingut të 27 janarit për të nxitur mbështetësit e saj të grumbullohen të shtunën në Tiranë përpara selisë së qeverisë. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së është diskutuar strategjia për seancën e së enjtes dhe është rënë dakord që të gjithë deputetët të bëjnë thirrje për protestën e fundjavës. Një numër i madh deputetësh pritet të marrin fjalën gjatë seancës së të enjtes dhe të jenë kritik me qeverinë, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive më 27 janar. Një hap i tillë pritet të krijojë probleme edhe në mbarëvajtjen e seancës, ku nuk është parashikuar një debat për këtë aksion të opozitës. PD, LSI dhe aleatët e tyre kanë bërë thirrje për një protestë masive më 27 janar për të kundërshtuar veprimet e mazhorancës lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe organeve të tjera të sistemit të drejtësisë. Plani i protestave pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit shkurt, ndërsa opozita është duke përgatitur një strategji veprimi.
Sigal