PD, Paloka: Fyerjet ndaj Trump, Rama i sponsorizuar nga qarqe okulte

331
Sigal

Fjala në Kuvend e kreut të Grupit
Parlamentar të PD, Edi Paloka

Unë
e mora fjalën në emër të grupit për të diskutuar lidhur me temat që u hapën sot
pavarësisht rendit të ditës, sepse megjithëse e kërkova fjalën mbas
kryeministrit Rama në emër të grupit, nga situata që u krijua nuk arrita të
paraqes pikëpamjet e grupit të PD për çështjet që stisi sot kryeministri Rama.
Për këto pika do flas tani pikërisht për të paraqitur pikëpamjet e grupit
parlamentar të PD lidhur me çështjet e integrimit që u diskutuan sot apo edhe
me aktin skandaloz të kryeministrit shqiptar i cili u përpoq gjatë fushatës në
SHBA të nxjerrë Presidentin e zgjedhur aktualisht si një fatkeqësi jo vetëm për
Amerikën por edhe për njerëzimin.

Po
e filloj me integrimin që mendernesh ai zotëria, me paturpësinë që e
karakterizon po e përdor dhe e përdori edhe sot si kalë beteje duke vazhduar të
mashtrojë pa pikën e turpit. Akuzohet Partia Demokratike se nuk e dashka integrimin
e Shqipërisë. Dhe kush na akuzon?! Na akuzon djali i atij që në vitin 98
firmoste për varjen e poetëve, nipi i Spiro Kolekës, kryeministri aktual i vendit.
Na akuzojnë ish ministra të Brendshëm dhe ish gjykatës së diktaturës që sot
drejtojnë këtë grupin këtej. Akuzojnë Lulzim Bashën, Sali Berishën, Aldo Bumçin,
Edi Palokën, se gjoja jemi në ata që nuk duam Europën dhe këta që na akuzojnë
janë ata që duan Europën dhe integrimin. Djali i Sekretarit të Partisë së Punës
së Shkodrës që sot ka ministër të Jashtëm, akuzon sot Jozefina Topallin se nuk
e do integrimin. Këta janë ata që akuzojnë dhe këta jemi ne që akuzohemi.

Por
le ti referohemi fakteve dhe të vërtetave për ato që kanë ndodhur këto vite
ashtu siç i dimë të gjithë. Ishim ne këtëj të gjithë, Sali Berisha, Genc Ruli,
Arben imami, Edi Paloka dhe qindra e qindra të tjerë që përmbysëm regjimin e këtyre
këtej në vitin 90 dhe i hapën rrugën Shqipërisë drejt Europës dhe perëndimit. Më
pas ishte po kjo parti, PD, që nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me
BE-në. ishte po kjo parti që nënshkroi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ishte
po PD-ja që liberalizoi vizat. Ishte Lulzim Basha ai që e nënshkroi dhe afroi
vendin tek statusi kandidat për në BE. Por Rama çbënte ndërkohë?! Protesta në
rrugë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Grevë urie për liberalizimin e
vizave, bllokim të statusin të vendit kandidat duke mos votuar 3 ligjet e
famshme me shkaqet nga më absurdet dhe më qesharaket. Me jepni qarkun e Fierit
që të votoj, thoshte Rama. Nuk i votojmë ligjet, deklaronte këtu Gramoz Ruçi,
se një punonjës demokrat në ujësjellësin e Tepelenës ka rrahur një punonjë
socialist. Hapeni procesverbalin e Parlamentit se e keni aty. Ky ishte një nga
arsyet se pse nuk votonin 3 ligjet në atë kohë. Këta janë ata që duan
integrimin. Por a po bëjmë ne të njëjtën gjë që bënte Edi Rama dikur siç ka qef
dhe kërkon ndonjëri që ta na barazojë?! E vetmja gjë që ishte në dorën tonë dhe
që ne mund ta pengonim me votë ishte reforma në drejta që përmendet si kusht në
raporin që sot e tundin socialsitët. Nuk i kishin numrat dhe aty mund të pëngonim.
Por ne e votuam. Votuam ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Por nëse
prisni që ne të mbyllim gojën për krimin që ka kapur shtetin, për
dekriminalizimin, për ata që duan të kapin drejtësinë, nëse prisni të mbyllim
gojën për drogën që po shkatërron këtë vend që po fuzizon krimin, po shkatërron
ekonominë dhe po helmon fëmijët tanë në shkolla, nëse prisni që të mbështesim
vjedhjen e votës së lirë, kapjen nga mafia të shtetit, nëse prisni të besojmë
se gjoja po pendojmë integrimin, sigurisht që e keni gabim.

Ka
vetëm një shkaktar që po integrimin integrimin, Edi Rama. Autorin i kriminalizimit
të shtetit dhe i shkatërrimit të çdo standardi demokratik, është Edi Rama dhe këtë
nuk po e themi vetëm ne. e patë sot që bënte pirueta megjithëse e menderosi dhe
me paturpësi të vetëshpallë si simboli i vlerave demokratike, aq sa e përdori
si argument se ky simboli i virtyteve dhe vlerave demokratike kishte reaguar
ndaj kandidatit për President i SHBA-ve. U tha sot që vendimet në BE nuk i merr
opozita shqiptare dhe këtë e di mirë edhe Rama. Ndaj sot nuk shpëtoni dot duke
bërë atë që keni bërë rëndom këto 3 vjet duke akuzuar opozitën për çdo dështim
tuajin. Sigurisht që negociatat do të hapen por do ti hapë Partia Demokratike
dhe nuk do të happen tani me këtë qeveri e regjim.

Çështja
e dytë e dytë është ajo e marrëdhënieve me SHBA-të. Ky zotëria kryeministër,
pasi na bëri mëse qesharakë me fqinjët, guxoi edhe më shumë. Në Greqi tallen me
injorancën e tij. Serbi e vë në lojë për deliret e tij. Njëherë i thotë që Rama
është politikan më i zoti se unë, më pas i thotë që unë jam politika lokal dhe
Edin e kemi lider botëror. Ky nuk arrin as të kuptojë një ironi që është e
trashë por për fat të keq qendrimi ndaj Donald Trump ishte më shumë sesa
injorancë apo delir, siç u trajtua edhe nga disa folës sot. Nuk ishte injorancë
apo delir. E pamë dhe e dëgjuam sot të justifikohet dhe lëpihet siç e ka zakon,
tipike për të të shtrihet barkas para të fortëve dhe të lëpijë qelbësirat që
nxjerr nga goja atehere kur ndihet i kërcënuar. Është i menderosur. E pamë sot
të justifikohet dhe të mahstrojë se gjoja aktin e tij e beri për Kosovën duke
abuzuar me një tjetër mashtrim të miqve të tij serbë. U sqaro sot edhe më parë
se kjo historia se gjoja Trump ka qënë kundër ndërhyrjes në Kosovë është një
histori e sajuar nga mediat serbe të cilat Rama e mori me dëshirë të dhe dhe e
përdori edhe sot prap.

Megjithëse
stafi i Trump e përgënjeshtroi median serbe pikërisht për këtë, dhe sqaroi që
Trump jo vetëm nuk ka qënë kundër ndërhyrjes në Kosovë por përkundrazi ishte për
ndërhyrje tokësore, një ndërhyrje më efikase dhe do kursente shumë jetë nga
shqiptarët që u bënë viktima të asaj lufte. Ky është qendrimi zyrtar i stafit të
Donald Trump. I shpallur dhe i shprehur disa javë më parë. Por kjo nuk e pengoi
kryeministrin që duke u zvarritur të nxjerrë të njëjtin justifikim. E bëra tha
që të mbroj Kosovën. Në fakt kjo është një gështjeshtër e shpikur. Nuk e bëri
as për Kosovën dhe as për Hillari Klinton. Klintonët do të kenë gjithnjë
mirënjohjen e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë për atë që kanë bërë por ai
zotëria nuk e bëri për mirënjohje por për krejt tjetër arsye. Akti dhe qendrimi
i Ramës ndaj kandidatit, sot president i zgjedhur i SHBA-ve, është shumë më i
rëndë, dhe si në disa raste të tjera ishte i sponsorizuar. Nuk lidhet me
interesat e Kosovës dhe as me ato të Hillari Klinton, por lidhet me interesa të
qarqeve okulte të cilat prej vitesh, që kur Rama ishte në Bashki të Tiranës,
financojnë kryeministrin tonë, Edvin Rama. Këto janë interesa që cënohen me
fitoren e Trumpit si President i SHBA-ve. Këtë nuk e them unë por e kanë
deklaruar pjesëtarë të stafit të ngushtë të Presidentit të zgjedhur, Donald
Trump. Për të mbrojtur ato interesa okulte, Rama cënoi rëndë interesat e
shqiptarëve duke rrezikuar seriozisht me qendrimet e tij marrëdhëniet me mikun
më të madh e të rëndësishëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot për këtë akt ky duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe jo të ngrehej këtu si në
majë të plehut. Sigurisht asnjë nga ne nuk e ka këtë iluzion që ky do jepte
dorëheqje por ndërkohë kemi bindjen edhe më të përforcuar sot se janë
shqiptarët jo vetëm, por me BE-në dhe SHBA-të, që do ta shporrin shumë shpejt
për ti dhënë këtij vendi me zgjedhje të lira, qeverinë e duhur.