PD në negociata me mazhorancën për të zhvilluar seancë të hënën

478
Debati për reformën zgjedhore në Kuvend ka nisur mes tensionesh.

Seanca plenare e ditës së sotme, e cila u ndërpre disa herë nga 5 minuta, më pas u shty në 13:00 pritet të mbahet pasditen e sotme.

Kjo pasi me përjashtimin e Bashës nga Kuvendi për shkeljen e rregullores tensionet mes palëve u rritën.

Grupi parlamentar demokrat së bashku me Bashën vijuan të qëndrojnë në sallë duke bllokuar foltoren.

Si rrjedhojë Ruçi shtyu për të dytën herë seancën dhe pritet të nisë punimet në orën 18:00.

Megjithatë nuk dihet nëse Kuvendi do mund të zhvillojë një seancë normale edhe në 18:00, pasi deputetët demokratë dhe kryetari i PD-së Basha vijojnë të jenë në sallë pavarësisht shtyrjes së seancës.

Ata kanë thënë se nuk lëvizin nga foltorja deri në 18:00.

Rreth orës 13:50, grupi parlamentar i PD njoftoi se po zhvillon një mbledhje në Kuvend dhe pritet të dalë në një vendim. 

Grupi i PD është në negociata me mazhorancën për të zhvilluar seancën të hënën ose në të kundërt do të bllokojnë seancën e orës 18.
Sigal