PD në Kavajë: Nesër të gjithë para bashkisë

476
Sigal

Ditën e nesërme rreth orës 10:00 është parashikuar të organizohet mbledhja dhe konstituimi i Këshillit të Ri të Bashkisë Kavajë dalë nga votimet e 30 Qershorit dhe marrja e mandatit të kryetarit, Redjan Krali.

Raportohet se ky zhvillim politik në Kavajë pritet të organizohet në një ambient jo të qetë, pasi Kryetari aktual i Bashkisë Kavajë  Isa Sakja mbështetur edhe nga strukturat e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar një protestë, pikërisht 30 minuta para fillimit të procedurave për marrjen e kësaj bashkie nga të majtet.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kavajës, e cila nëpërmjet një njoftimi ka ftuar qytetarët e Kavajës që ti bashkohen protestës përpra godinës së Bashkisë për të protestuar dhe bllokuar procesin ilegjitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit.

Njoftimi në faqen zyrtare Kavaja Demokratike:

“ASNJË HAP PAS!

Të nderuar qytetar dhe qytetare të Kavajës!

Ditën e nesërme në orën 09:30 ju ftojmë të gjithëve përballë Bashkisë së qytetit të protestojmë dhe të bllokojmë proçesin ilegiitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit!

Të gjithë së bashku në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës ti themi ndal instalimit të diktaturës në vendin tonë.

BASHKIA ËSHTË E QYTETARËVE