PD: Ndryshojmë Kushtetutën, por jo mënyren e zgjedhjes së Presidentit

438
Partia Demokratike rekomandon mos ndryshimin e formulës së përzgjedhjes së presidentit të Republikës. Të jetë formula e shumicës së cilësuar e pasur me mekanizmat zhbllokues.
Nga selia e PD-se, Partia Demokratike po prezanton platformën e saj me rreth 300 masa dhe rekomandime për Reformën në Drejtësi.
Gjatë prezantimit të rekomandimeve Alibeaj foli për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë por është kundër ndryshimit të Presidenti.
Alibeaj: “Eshtë nevoja për një Kushtetutë të re. Rekomandojmë të mos ndryshojë formula e përzgjedhjes së presidentit të republikës, formulë me shumicë të cilësuar e pasuar me mekanizma zhbllokues.”
Propozimet- Grupi i ekspertëve demokratë që kanë punuar përgjatë gjithë muajit gusht për hartimin e këtyre propozimeve, ndajnë qëndrime të kundërta me strategjinë e reformës së hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës.
Sigal