PD: Ndryshimi i aktit normativ provon evazionin dhe kontrabandën

431
Deputetët e Partisë Demokratike denoncojnë përkeqësimin e treguesve të ekonomisë në vend, gjë që sipas tyre është faktuar edhe gjatë mbledhjes së sotme të Komisonit parlamentar të Ekonomisë. Në një njoftim për mediat, nga PD shprehen se ndryshimet e Aktit Normativ për buxhetin 2016 “tregojnë për evazionin dhe kontrabandën”.
JA DEKLARATA E DEPUTETEVE TE PD
Sot në komisionin e ekonomisë u diskutuan dy akte normative për ndryshimin e buxhetit.
Opozita kundërshtoi ashper ndryshimet në aktin normativ ku reflektohet fakti që ka një mosrealizim të ardhurash prej 310 milione dollarë për 11 mujorin. Këto të dhëna provojnë vjedhjet dhe kontrabanden në dogana e tatime, dështimin e aksionit anti- informalitet si dhe paaftësinë e administratës.
Rritja e taksave, presioni qeveritar e kerbaçi për bizneset e ndershme rezultoi në perkeqësimin e të gjithë treguesve të buxhetit.
Opozita kritioi ashper reduktimin e shpenzimeve për investime, përseri me 50 milione dollarë, që po reflektohet ne zero investime në infrastrukture.
Rënia e të ardhurave, kryesisht të tvsh me 81 milione dollar, tregon renien e konsumit qe reflekotohet si tek indeksi i çmimit të konsumit dhe tek ngerçi që ka kapur ekonominë.
Rënia e Shqipërisë në indeksin e Forbes dhe Doing Business, janë reflektimi me i qarte i efektit negative të politikave të qeverisë ndaj biznesit.
Sigal