PD: Mazhoranca do të ulë kompensimet për ish-të përndjekurit

625
Sigal

Dje parlamenti votoi projektligjin për kompensimet e ish të përndjekurve. Ndërsa PD nuk ishte në këtë voton, sepse e bojkotoi, reagoi nëpërmjet deputetes Tabaku, e cila tha se qeveria Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak, “para për ish-të persekutuarit”, dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike. “Vesi del me shpirtin. Kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qëndron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish-të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike. Kjo është e vërteta, që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve. Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t’i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke. Shifrat janë të qarta! Nuk mund të presim më shumë. Ne nuk kishim asnjë iluzion! As të përndjekurit tashmë.”, – shprehet Tabaku.