PD: Krahu i djathtë i Tahirit 2 herë i pezulluar nga policia

501
Opozita është e vendosur në kërkesën e saj për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Pas akuzave për lidhje të ministrit me trafikun e drogës, PD deklaroi sot përmes deputetes Mimoza Hajdarmata, se inspektori personal i Tahirit është dy herë i përjashtuar nga Policia e Shtetit për shkelje. Bëhet fjalë për Anastas Meçin, për të cilin deputetja demokrate paraqiti edhe shkresat zyrtare për dy rastet e pezullimit të tij. “Pikërisht, me të tillë persona, Ministri Tahiri mbyll aferat e tij dhe kujdeset për bizneset e tij kriminale. Ai është sot ministri më i akuzuar në dy dekadat e fundit, për lidhje me bandat e trafikut të drogës“, -tha Hajdarmata.
Sigal