PD, koha të shkrijë akujt brenda partisë, të ndezë motorët e revoltave qytetare

626
Kryesia e PD votoi unanimisht që Kuvendi Kombëtar i PD-së të mblidhet në 28 dhe 29 Prill
A do të dalë nga ngrirja PD-ja? Pas protestës së 27 janarit, sërish PD ka rënë në letargji politike, sa PS mori vrull dhe e ka vënë në bankën e të akuzuarve për lobingjet e Lulzim Bashës në SHBA. Dje PD mblodhi kryesinë, pas 5 muajve. Madje, tani u kujtuan për të mbledhur kryesinë e PD-së, kur u bë e njohur edhe nisma e ish-deputetëve të PD, kundërshtarëve të Bashës, Patozit, Topallit, Bodes, se do të krijojnë një parti të re të së Djathtës, fraksion të PD-së. Kryetari i PD-së Basha ka bërë propozimet e tij në mbledhjen e kryesisë së PD: “Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë, të ketë hapësirën totale, të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë formë, qoftë edhe statusore:

– të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD;
-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen;
-të ngrihet një grup pro-aktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë;
-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe të kemi një vendimmarrje.

Ky grup pune të përbëhet nga nënkryetarët Paloka, Spaho, sekretari përgjithshëm, Ristani, sekretarët Bozdo, Kadilli, anëtarët e kryesisë Malko e Imami,” ka thënë ai. Kryesia e PD votoi unanimisht që Kuvendi Kombëtar i PD-së të mblidhet në 28 dhe 29 Prill për të marrë vendime të rëndësishme për modernizimin dhe forcimin e partisë. Pas mbledhjes kryetari i PD-së Basha deklaroi se, “Po, kemi dhe është vendosur me vendim unanim të kryesisë të PD-së, e cila është data 28 dhe 29 Prill, kur Kuvendi Kombëtar i PD-së do të zhvillohet në Tiranë dhe do të marrë vendimet e rëndësishme për PD, një parti e anëtarëve, si një parti e shqiptarëve që do t’i prijë një transforimimi të thellë politik dhe ekonomik të vendit. Kështu që, ju falënderoj për durimin dhe praninë tuaj gjatë kohës që është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së PD. Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në vendime ,të cilat përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të kryesisë. Edhe njëherë dëshiroj të falënderoj anëtarët e kryesisë për frymën e përgjegjësisë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme. Falënderoj të gjithë anëtarësinë e PD, që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh dhe t’i kujtoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD se shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda PD, por si procesi nga i cili do të lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptar. Kryesia ka miratuar vendimet, të cilat do t’i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal por i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë të PD si parti e anëtarëve, për këtë transformim të PD-së që do t’i paraprijë transformimit që presin shqiptarët.

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë, të ketë hapësirën totale, të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë, të asnjë forme, qoftë edhe statutore.

-të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD.
-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen.
-të ngrihet një grup pro-aktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.
-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe të kemi një vendimmarrje.
Sigal