PD: Kodi IMEI, Rama kërkon përgjimin e qytetarëve

428
Sigal

Partia Demokratike ka vazhduar me azkuat se kodi personal IMEI do të sjellë fundin e privatësisë. Kordinarja për mediat në selinë blu, Silvi Bardhi ka thënë se sipas ekspertëve mjafton kombinimi i programit me kodin personal IMEI, dhe të tjerët mund të të përgjojnë. “Edi Rama dhe Ministrja kushërirë mendojnë ndryshe. Ata paturpërisht po mundohen ti hedhin hi syve shqiptarëve, duke thënë se kodi IMEI i cdo personi që ka një celular, u duhet për tjetër gjë.  Botërisht dihet se ky kod, është rruga më e sigurtë e gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të telefonave, mesazheve, e bisedave, pra cdo lloj komunikimi.  Kjo është arsyeja që edhe Gjykata e Drejtësisë e Luksemburgut ia ka ndaluar qeverive të Bashkimit Europian të kenë akses në kodin IMEI”, ka thënë Bardhi. Sipas selisë blu qeveria kërkon të dijë cfarë mendojnë, cfarë flasin e cfarë komunikojnë qytetarët e vendit.