PD kërkoi t’i hiqej mandati, Gjykata Kushtetuese “fal” Olta Xhaçkën

105
Sigal

Olta Xhaçkës nuk i hiqet mandati i deputetes. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese pasi ka shqyrtuar dy paditë e depozituara nga Partia Demokratike. Opozita kërkoi t’i hiqej mandati Xhaçkës pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga Edi Rama.

Në njoftim e bërë publik dhe në faqen zyrtare, GJK shprehet se kërkesa e bërë nga grupi i PD-së së drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha mund të pranohet, por që fillimisht duhet të shprehet Kuvendi i Shqipërisë. E njëjta përgjigje vlen dhe për kërkesën e depozituar nga mbështetësit e Enkelejd Alibeaj. Për rrjedhojë, Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

  1. Për kërkimin e parë, sipas objektit të kërkesës, që lidhet me shfuqizimin e vendimeve nr. 83/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, gjykimi duhet të pushohet, pasi me vendimin e mëparshëm të saj, nr. 1, datë 23.01.2023, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e këtyre vendimeve.
  2. Për kërkimin e dytë, sipas objektit të kërkesës, që lidhet me konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjykimi i çështjes duhet të pushohet, pasi për këtë kërkim do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.