PD-ja: “Nuk pranojmë rezultatin e zgjedhjeve”

470
Sigal

Përfaqësuesi i PD-së, Gerti Bogdani, theksoi se “rinumërimi i votave për Qarkun e Lezhës nxori në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës, i cili me bandat e tij të krimit, drogës dhe prostitucionit përmbysi rezultatin me terror”. “Rezulton se Rama ka vjedhur me dhunë, terror e para’ të pista mbi 1000 vota në Qarkun e Lezhës. Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij po kërkojnë të bllokojnë transparencën dhe ne i bëjmë thirrje që të ndalojë presionet dhe përpjekjet për të ndaluar rinumërimin e votave”, u shpreh Bogdani. “Partia Demokratike nuk e pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë”, shtoi Bogdani.

  Berisha: “Në Lezhë u vodhën 1200 vota. Pushtetin e dalë nga krimi nuk do e pranojmë kurrë!”

Kryeministri në detyrë Sali Berisha shprehet se rinumërimi i votave të qarkut Lezhë ka faktuar sipas tij, vjedhjen e votave. Nëpërmjet një statusi në rrjetin e vet social, Berisha shprehet se në këtë qark janë vjedhur 1200 vota, nga aleanca e majtë. “Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 Qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota, vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para të pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por ne demokratët, pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, shkruan Berisha.