PD-ja bojkoton komisionet parlamentare, sa kohë që protestuesit kuksianë janë në burg

454
Mbrëmë u mblodh Grupi Parlamentar i PD-së. Sipas burimeve të informacionit të gazetës “Telegraf” në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së është vendosur që deputetët e PD të mos marrin pjesë ne komisionet parlamentare të parashikuara për ketë javë. Këtë javë nuk do ketë as seancë të Kuvendit, ndërsa burime nga takimi bëjnë me dije, se Basha ka kërkuar nga deputetët këtë javë të vazhdojë mobilizimin qytetar për problematikat në bashki dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë. Burime nga takimi bëjnë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar, si Enver Hoxha. “Kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politikë të Kukësit dhe të mbajmë lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjallë në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat në çdo fshat e lagje”- ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha.
Sigal