PD i merr një tjetër bashki PS-së, ja rezultati

Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Malësisë së Madhe.

Në këtë bashki, Partia Demokratike kryeson me 7090 vota, ndërkohë që Partia Socialiste ka siguruar 6521 vota, duke vijuar me PSD 1476 vota, LSI 513 vota.

Sigal

Kujtojmë se, në zgjedhjet e vitit 2017, PS fitoi bindshëm në këtë bashki, me 2300 vota në avantazh, që këtë herë humbet përballë demokratëve.