PD: Edi Rama vazhdon të mbrojë parcelat me kanabis 2 km larg Rinasit

216
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj
Pas denoncimit dy ditë më parë nga kjo foltore, me prova, me foto e me video, për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, Edi Rama heshti. Dhe tahiri i tij, që së fundmi organizon ture festive nëpër ca parcela me kanabis, nuk u shfaq. Pse? Sepse këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit.Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, tahiri, Rama; por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg.
Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyre në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim. Ky është sundimi i bandës së drogës në vend. Biznesi kriminal që bëhet në zemër të vendit, me lejen e Edi Ramës i cili është në krye të skemës së 30 përqind të përfitimit. Ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen, të ngrihen e të pastrojnë vendin nga droga, nga trafikantët, e nga kumbarët në qeveri. Shqipëria meriton zhvillim e punë të ndershme, jo krime e drogë. Shqipëria dhe shqiptarët më mirë pa Edi Ramën.