PD: Edi Rama i bëri tapitë 2 herë më të shtrenjta

238

Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi, denoncon mashtrimet e Kryeministrit dhe vendimin e tij për të dyfishuar pagesën. “Prej më shumë se 6 muajsh, Kryeministri nuk ka bërë as edhe një dosje të vetme. Tapitë e shpërndara dje të përgatitura nga administrata e mëparshme”

Që Edi Rama mashtroi me kartën e legalizimeve falas në fushatë, kjo u pa shpejt, sepse e deklaruan tellallët e tij sapo erdhën në zyrë.  Por që tapia do të kushtojë të paktën 2 herë më shtrenjtë, kjo u mor vesh dje, në një ceremoni të Edi Ramës me regji qendrore. Edi Rama ka vendosur uljen e përdorimit të letrave me vlerë në procesin e legalizimit, nga 70 për qind që ishte më parë, në 30 për qind. Pra qytetarët  do të paguajnë me para në dorë, të paktën dy herë më shumë se sa në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është e reja e Edi Ramës me legalizimet. U bënë më shumë se 6 muaj, që Edi Rama dhe lamja i tij, rrotullohen duke menduar një zgjidhje për mashtrimin e legalizimeve falas. Vendimi i parë që morën ishte bllokimi i procesit. Ka më shumë se 6 muaj që ALUIZNI nuk bën asgjë. Madje tapitë që dha dje Edi Rama me regji qendrore, janë tapitë e përgatitura nga administrata e qeverisë së mëparshme që ai i mallkonte dhe i baltoste çdo ditë kur ishte kryetar bashkie, dhe kur mbajti të bllokuara për vite me radhë mbi 6 mijë dosje legalizimi, për interesat e veta klienteliste. Edi Rama vetëm është tallur me legalizimet dhe qytetarët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim, dhe vazhdon të tallet edhe sot. Prej 6 muajsh, Edi Rama nuk ka përgatitur as edhe një tapi të vetme. Nuk ka përgatitur as edhe një dosje legalizimi. Gënjen dhe mashtron, dhe sërish me regji qendrore. Nuk ka legalizim falas. Tapia e legalizimit do të kushtojë 2 herë më shtrenjtë se më parë.