PD: Drejtori i OSHEE në Tropojë 16 mln lekë energji të papaguar

432
Sigal

Partia Demokratike ka denoncuar drejtorin e OSHEE-së në Tropojë se ka 16 milionë e 900 mijë lekë energji të papaguar. Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani tha se  me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e energjisë janë administratorë të energjisë. Ai tha se drejtori i OSHEE në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike. Ristani tha se ai është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit.
 

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani 

Shqipëria është në protestë sepse padrejtësia dhe pabarazia po arrin kulmin. Edi Rama ka futur një ndasi kriminale në shoqëri.Miqtë e Edi Ramës janë në një anë, të privilegjuar, hajdutë të energjisë, persona me precedent kriminalë.

Në anën tjetër janë të pamundurit, ata që duan punë e dinjitet, që trajtohen si armiq nga Edi Rama. Këta qytetarë të pabarabartë kërkojnë një punë, një mundësi për të ushqyer familjen, për të paguar dritat.

Të tjerët, ata që vjedhin energjinë në shuma të mëdha, të dënuarit për vepra të rënda penale, janë të preferuarit e Kryeministrit. E kanë respektin e Edi Ramës, promovohen dhe praktikisht qeverisin vendin. Kemi këtu rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara.

Me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë.Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë.

Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike.Ja ku kemi këtu vendimin. Eshtë dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit.Shqipëria është në protestë, sepse nuk mund të durojë eksperimentet kriminale të Edi Ramës. E ka kthyer vendin në laborator të dhunimit të qytetarëve të ndershëm, dhe gradimit të hajdutëve dhe personave të dënuar.

Ky është realiteti i përditshëm.Qytetarët do të ngrihen cdo ditë. Kjo e keqe do të ndalet.