PD drejt ndryshimeve / Pas bashkimit në Parlament, vijojnë ndryshimet statutore në strukturat e partisë, nga kupola e lartë te anëtarët

19
Sigal

Të martën pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për të zyrtarizuar shkrirjen në një formacion të vetëm politik, pas bashkimit të Grupit të Gazment Bardhit me atë të Sali Berishës. Mediat në Shqipëri raportuan se më përpara do të mblidhet Kryesia e Partisë, ku do t’i propozohen ndryshimet statutore, që më pas do i kalojnë për miratim Këshillit Kombëtar, si dhe ai/ajo që është nënkryetar i Kuvendit, do të ketë postin e nënkryetarit të partisë, pra automatikisht bëhet fjalë për Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn. Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi të martën mund të shtohen edhe dy nënkryetarë për shkak të pozicioneve të tyre. “Në qoftë se Kryesia vendos që këto ndryshime statusore do t’i përcillen Këshillit Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar i miraton, shtohen dy nënkryetarë përkatës në bazë të pozicioneve që kanë në parlamentin  Shqipërisë, sikurse shtohen edhe anëtarët e Kryesisë, në bazë të drejtimit të komisioneve parlamentare që ekzistojnë sot në parlament.” tha ai.

Por cilat do të jenë ndryshimet e pritshme?

Në strukturën drejtuese do të përfshihen dhe nënkryetari i grupit, Ervin Salianji dhe kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare në Kuvend. Sipas burimeve, të gjithë mbështetësit e Bardhit nuk pritet që të votohen as në Kryesi e as në Këshill Kombëtar, por do të bëhen pjesë e forumeve për shkak të pozicioneve që mbajnë në grup dhe Kuvend.

Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike të Rithemelimit:

Neni 51

Nënkryetarët e Partisë

  1. PDSH ka dy nënkryetarë (Katër nënkryetarë) të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të këtij Statuti.
  2. Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar.

Neni 47

Kryesia e Partisë

  1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:
  2. a) Kryetari i Partisë;
  3. b) Dy nënkryetarët e Partisë, (Katër nënkryetarët e Partisë);
  4. c) Sekretari i Përgjithshëm;
  5. d) Kryetari i Këshillit Kombëtar;
  6. e) Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
  7. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë mandat tjetër përveç atyre të parashikuar në gërmat a), b), c) dhe d) të pikës 1 të këtij neni.

(Shtohet pika që anëtarë kryesie janë kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare)

Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit:

  1. Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar
  2. Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar
  3. Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit
  4. Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)
  5. Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)
  6. Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)
  7. Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)
  8. Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)
  9. Jorida Tabaku – (Kryetare, Komisioni për Çështjet Evropiane)