PD denoncon: Pylli i Semanit në flakë, papërgjegjshmëri e strukturave të shtetit për të ndihmuar në kohë

262
Sigal

Partia Demokratike, me anë të ish deputetit të saj Luan Baci ka denoncuar përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit dhe papërgjegjërinë e zyrtarëve për të shuar zjarrin në atë zonë.

Baci thekson se edhe pse zjarri ka mbuluar pyllin, strukturat e shtetit nuk po reagojnë në kohë, ndërsa ka publikuar edhe video nga djegia e pyllit të Semanit.

foto galeri

Postimi i Luan Bacit:

Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe.

Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme.

Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje deme kolosale, ne flore dhe faune.