PD, Deda: Mirdita në krizë të thellë, Edi Rama miliona euro për fasadat e qendrës

433
Sigal

Denoncon deputetja Albina Deda

 


kohën kur fshatra dhe komunitete në Mirditë janë të izoluara, me rrugë të
prishura dhe pa energji, në varferi e skamje, Edi Rama bën propagandë me fasada
dhe jeo 1.7 milionë euro për qendrën e qytetit.

“Nuk
është aspak normale që të investohen për Qendrën e qytetit të Rrëshenit 1.7
milion euro në një kohë që të gjitha Njësitë Administrative të Mirdites janë të
izoluara përshkak të rrugëve të shkatërruara”.

Ky
ishte reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Albina Deda një ditë pas
vizites së Kryeministrit Rama në Mirditë.

“Ky
investim nuk mund të jetë prirotet për Mirditën. Sheshi ishte i investuar edhe
më parë nga pushteti lokal. Ishte në një gjendje të mirë, por jo prioritet,
duke parë gjendjen e mjerë të rrugëve që lidhin njësitë administrative. Sot të
gjitha rrugët janë në një gjendje të mjerueshme, janë në gjendje katastrofë”,
tha Deda.

Deputetja
e Partisë Demokratike në Mirditë i ka bërë thirrje qeverisë që t’i kthejë sytë
nga fshatrat e kësaj zone, pasi banoret janë në mëshirë të fatit nga mungesa e
investimeve.