PD, Boçi: Kandidati i Ramës për Librazhdin, simbol i abuzimit dhe nepotizmit

446
Partia Demokratike në një deklaratë për mediat, përmes deputetit të saj Luçiano Boçi ka akuzuar një rast abuzimi të fondeve me kandidatin për kryetar bashkie në Librazhd Kastriot Gura. Boçi ka akuzuar Gurën se kur ka qenë kryetar i Këshillit në Qukës i ka dhënë familjarëvë të tij miliona lekë, duke sajuar përmbytje apo dëme natyrorë.
“Edi Rama prezantoi në Librazhd kandidatin e tij dhe të Taulantit dhe i thuri atij lavde në një shfaqje të ekzagjeruar mediatike. Mburrjet e Ramës për kandidatin, në fakt janë pjesë e teatrit të tij, pasi e vërteta qëndron krejt ndryshe. Po i tregojmë sot publikut, vetëm një rekord të kandidatit të qeverisë për Librazhdin, çka tregon, dëshmon qartë, se çfarë është në gjendje të bëjë ky person kur ka pushtet.
Kur ishte kryetar i këshillit të komunës Qukës, Kastriot Gurra, dha miliona e miliona fonde për të afërmit e tij, kryesisht njerëzit më të ngushtë të gruas, duke sajuar përmbytje ose dëme natyrore fiktive. Ne kemi këtu listën nepotike, një listë që nga ana nepotike thyen rekordet kombëtare të dëmshpërblimit të afërmve të tij, me miliona e miliona lekë të taksave të shqiptarëve.
Kur si kryetar i këshillit të komunës, kandidati i Ramës dhe Taulantit ka këto rekorde e këto përvoja, mendoni se çfarë bën ky person po t’i japësh më shumë pushtet. Qytetarët e Librazhdit e dinë mirë se çfarë u ka servirur qeveria dhe do të dinë ta bëjnë ndryshimin më 21 qershor, duke refuzuar modelin e abuzimit, e duke votuar për punë e dinjitet”, u shpreh Boçi.
Sigal