Pazari/1278 drejtorë caktojnë bordet, 17 mijë bordistë emërojnë drejtorët!

854
Në numrat e kaluar të gazeta “Telegraf’, kemi informuar se në Shqipëri janë 1278 institucione e ndërmarrje shtetërore prodhimi e shërbimesh, të cilat përveç drejtuesve shtetërorë, kanë krijuar dhe struktura të tjera suplementare drejtuese paralele e fiktive me emërtesa të tjera, si kryesitë e bordeve drejtuese, teknikë, këshillimorë, auditues, këshillave mbikëqyrës e asambleve. Këto “çibane” që përlajnë 25 miliardë lekë në vit nga taksat e shqiptarëve, janë struktura sa për bordero mujore në formë “qokash” financiare mbi pagat zyrtare që marrin, me të cilat paguhen shtetarë, drejtues të institucioneve, vartës, miq e familjarë të tyre, thjesht se kanë futur emrin në këto organizma drejtues, të shpikur për të përfituar sa më shumë pagesa mujore. Sëmundja e zhvatjes nëpërmjet bordeve, asambleve e këshillave drejtues nis që nga kryeministria, ministritë, drejtoritë e drejtorive dhe deri në ndërmarrjet, institucionet dhe qendrat zyrtare të nivelit më të fundit në komuna e bashki. Nëse evidenton emrat e atyre që janë drejtues dhe anëtarë në borde, konstaton se këto organizma të shpikur e të shpifur, me erë “hajdutëri ligjore”, nuk janë gjë tjetër, veçse një rrjet i strukturuar nepotik e shoqëror, me një “ushtri” përfituesish financiar nga borderotë mujore të këtyre bordeve. Është një batërdi e madhe financiare me buxhetin e shtetit dhe taksat e shqiptarëve, që e ka emrin “zhvatje me ligj bordesh”, të hartuar nga vetë ata që i japin njeri-tjetrit pagesa nëpërmjet bordeve që kanë ngritur nëpër institucione dhe ndërmarrjet që drejtojnë!
Pazari/1728 shtetarë, anëtar bordi në kompanitë private që kanë në vartësi
Nuk ka nevojë të investigosh për të zbuluar faktin, se nga kush përzgjidhen anëtarët e bordit, se cilin zgjedhin anëtarët e bordit dhe këshillit, se cili propozon asamblenë, këshillin drejtues dhe se cilët emërojnë drejtorin e institucionit e të ndërmarrjes. E thonë statutet e tyre: drejtori propozon asamblenë, asambleja zgjedh bordin ose këshillin drejtues, drejtori propozon kryetarin e bordit zëvendësin e tij, bordi emëron drejtorin! E thotë statuti, që në kompanitë e mëdha strategjike shtetërore, propozimin për asamblenë e bënë ministri i linjës, asambleja drejtohet nga zv/ministri, bordin e zgjedh asambleja, bordi drejtohet nga ministri! Dhe të gjithë bashkë, të lidhur në një bordero pagese me emrin “bord”, vazhdojnë e “sundojnë” institucionin dhe ndërmarrjen me vendime, urdhra, prokurime, audite, bilance, emërime që i bëjnë vetë! Ky pazar me emrin “bord drejtues” ndodh në 1278 institucione si ministri, drejtori, shoqëri shërbimesh, ndërmarrje e kompani shtetërore, ku 17 mijë “bordistë” e kryetarë bordesh, gëlltisin 25 miliardë lekë fonde publike e të ardhura nga ndërmarrjet shtetërore në formë pagash e pagesash mujore. Janë 1278 drejtues institucionesh, të cilët janë anëtar, kryetarë e zv/kryetarë bordesh. Është 1 kryeministër kryetar bordi në këshillin e territorit dhe në 4 borde të tjerë, janë 19 ministra kryetarë bordi në 10-12 bordet e ministrive të tyre dhe në 3-4 borde institucionesh e ndërmarrjesh të tjera të linjës. Janë 39 zv/ministra që janë anëtarë bordi në 4-6 institucione e kompani shtetërore dhe në disa kompani private. Janë 813 drejtorë qendror e lokalë që janë kryeterë e anëtarë bordesh në ndërmarrjet e tyre dhe në disa institucione e ndërmarrje të tjera shokësh e familjarësh! Janë 374 krerë bashkie e komunash anëtarë asambleje e bordesh në 59 ujësjellësit e Shqipërisë! Është bërë ‘kod” në borde ky qëndrim: shefat zgjedhin vartësit në borde, vartësit në borde emërojnë drejtues shefat e tyre!
—————————————————— 
1730 shtetarë, anëtar bordi në kompanitë private që kanë në vartësi
Ka një dukuri tjetër me bordet, me pamje e përmbajtje të plotë komprementuese, me pasojë eleminimin e eficensës kontrolluese e veprues të shtetit, ndaj shkeljes së ligjit dhe abuzimit që bëhet nga kompanitë private. Në bordet, asambletë dhe këshillat drejtuese të kompanive private, ka 1730 anëtarë e drejtues shtetërorë, të cilët paguhen çdo muaj si anëtarë bordi në bizneset private. Këta janë anëtarë bordi në sektorë shërbimesh private si telefoni, industri metalurgjie, kënde ndërtimi, përpunim druri, në sektorët bujqësor, blegtoralë, transport, ndërtim, arsim, shëndetësi, arsim, faramaceutikë, linja ajrore, detare, turizëm etj. Sot po sjellim dy shembuj të tillë.
Alban Zusi, zv/ministër i Bujqësisë, anëtar në 5 borde private
1. Kompnia italo-shqiptare “Poseidon” sh.p.k.
2. Instituti për Manaxhim e Standartizim “IMS Group” sh.p.k.
3. Kompania përpunim-eksportim “I.N.C.A. Nord Fish” sh.p.k.
4. Shoqates e Inportuesve dhe Perpunuesve te Mishit
5. Ekspert i kontraktuar si trajner, lektor dhe konsulent ne projektet SEED, IFC, SBCA-USAID, EDEM-USAID.
———————————————
Dorjan Duçka, zv/ministër i Gjiknurit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës edhe në “Albtelecom”
1. Ahmet Calik
2. Bahadir Aksoy
3. Mehmet Taylan
4. Izzet Ferhat
5. Demir Tahsin
6. Vilmaz Mehmet
7. Ertugrul Gurler
8. Mahmut Can Calik
9. Dorjan Duçka
——————————————————–
Borde, Urdhëri i Infermierit
1. Asambleja Kombëtare e UISH.
2. Këshilli Kombëtar i UISH.
3. Bordi Drejtues i UISH.
4. Presidenti i UISH.
5. Asambleja Rajonale e UISH.
6. Këshilli Rajonal i UISH.
7. Presidenti Rajonal i UISH.
—————————–
Bordi i Urdhrit Social
1. Kryetar, Ministri i Punës
2. Zëvendëskryetar 
3. Zv/ministri Punës
4. Të 19 ministrat me rrotacion 3 mujor
5. Drejtusi Fakultetit të Shkencave Sociale
6. Kryetari shoqatës së invalidëve të Punës
——————————————————-
Bordi Entit Rregullator të Energjisë (ERE)
1. Petrit Ahmeti 
2. Adriatik Bego 
3. Entela Shehaj 
4. Abaz Aliko 
5. Maksim Shuli 
6. Këshilltar
7. Sekretar
————————————————————————————
Bordi i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës
1. Edi Rama
2. Eglantina Gjermeni 
3. Arben Ahmetaj
4. Nasip Naço
5. Damian Gjiknuri 
6. Edmond Haxhinasto 
7. Bledi Çuçi
8. Edmond Panariti
9. Mireala Kumbaro
10. Lindita Nikolla 
11. Lefter Koka 
12. Mimi Kodheli
13. Myzafer Korkuti 
14. Adelina Greca
Anëtarët e këtij bordi paguhen 20 mijë lekë të reja për çdo mbledhje. për çdo pjesëmarrje në mbledhje, me 20 000 (njëzet mijë) lekë, me fonde nga buxhetet e institucioneve që përfaqësojnë. Ky bord mblidhet 1 herë në muaj, por edhe më tepër, me urdhër të kryetarit.
————————————————————-
Bordi i shoqatës së komunave të Shqipërisë
1. Sabri Sallaku-Bradashesh, Elbasan
2. Kristaq Andoni-Qendër Ersekë
3. Fredi Xhemo- Mollaj Korçë
4. Nexhmi Dakollari-Hudënisht, Pogradec
5. Qani Sherja-Funarë, Elbasan
6. Shefqet Bullari-Papër, Elbasan
7. Qamil Boja-Gostimë, Elbasan
8. Firdus Kurti-Qendër Librazhd
9. Agrim Redhi-Rremas Fier
10. Viktor Çervanaku-Frakull Fier
11. Sabrie Hoxhaj-Fratar Fier
12. Ramiz Oboni-Perondi Berat
13. Flamur Balliu-Vertop Berat
14. Fatbardha Kapo-Vranisht Vlorë
15. Rait Llanaj-Novoselë Vlorë
16. Dashamir Osmani-Maminas
17. Alfred Greca-Gjepalaj
18. Ylli Kupi-Petrelë Tiranë
19. Kujtim Qefalia-Dajt Tiranë
20. Përparim Caca-Synej Kavajë
21. Dashnor Aliko-Lazarat
22. Fran Frokaj-Shënkoll Lezhë
23. Aleksandër Lala-Orosh
24. Broz Marku-Guri Zi Shkodër
———————————————————
Bordi Universitetit të Mjekësisë
1. Rektori i Universitetit
2. Katër anëtarë, Fakulteti i Mjekësisë,
3. Katër anëtarë, Fakulteti Mjekësor Teknik
4. Tre anëtarë, Fakulteti i Farmacisë
5. Tre anëtarë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare
6. Tre anëtarë, Fakulteti i Shëndetit Publik,
7. Një anëtar, personeli jo akademik i Universitetit
8. Dy anëtarë, studentë
——————————————————————–
Borde, Universiteti “Fan S. Noli”-Korçë
Këshilli i Administrimit
1. Oriola Theodhori
2. Nevrus Zeka
3. Josif Minga
4. Dion Tushi
5. Avni Spaholli
6. Klodiana Tane
7. Novruz Ahmeti
8. Xhensila Mirashi
Bordi i Senatit
1. GJERGJI MERO
2. BENITA STAVRE
3. ALI JASHARI
4. GJERGJI PENDAVINJI
5. IRENA KALLÇO
6. FREDI ÇUÇLLARI
7. KRISTAQ TENEQEXHI
8. ALEKSANDËR QELESHI
9. BASHKIM JAHOLLARI
10. LORENC EKONOMI
11. ILIR SOSOLII
12. RAFAIL PRODANI
13. THOMA LICE
14. PAVLLO CICKO
15. JONELA SPAHO
16. AIDA GABETA
17. ILIR NIÇKO
18. KOÇO NASTO
19. STILIAN BELISHTA
20. SUELA ZEQO
21. LEDIA MATRAKU
—————————————
Borde, Universiteti Bujqësor Kamzë
1. Bordi, Senati Akademik
2. Bordi, Këshilli i Administrimit
3. Bordi, Këshilli i Etikës
4. Bordi, Këshilli i Fakultetit
5. Bordi, Këshilli i profesorëve
6. Bordi, Sektori i i Zhvillimit te Kurrikulave
7. Bordi i Botimeve dhe Vlerësimit Institucional
8. Bordi, Sektori i Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor
9. Bordi, Sektori i Projekteve
10. Bordi, Sektori i Studimeve dhe i Studentëve
11. Bordi, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë
12. Bordi i Ekonomisë Didaktike dhe Eksperimentale
13. Bordi, Komisioni për Mësimin
14. Bordi, Komisioni për Kërkimin dhe Kooperimin Shkencor
15. Bordi, Komisioni për Buxhetin
16. Bordi, Komisioni për Vlerësimin e Titujve Akademikë
——————————————————
Dy VKM, për emërim shtetarësh anëtarë bordi
VKM Nr. 12, datë 15.01.2014
Këshilli Ministrave, vendosi mandatimin si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, zonjën Diana Lamani, propozuar nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe zonjën Kesjana Halili, propozuar nga Ministri i Financave, zoti Shkëlqim Cani.
———————————————-
VKM Nr. 23, datë 14. 01. 2015
Me propozimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës zotit Edmond Haxhinasto, Këshilli i Ministrave vendosi, që zoti Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, emërohet anëtar bordi në Autoritetin e Aviacionit Civil.
———————————————————–
Bordi drejtues i QSUT-Tiranë
1. Ministri i Shëndetësisë
2. Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
3. Drejtori i Përgjithshëm i QSUT
4. Dekani i Fakultetit të Mjeksisë të Universitetit të Tiranës
5. Përfaqësuesi i Prefekturës Tiranë
6. Një anëtar i caktuar nga Këshilli i Qarkut
7. Një anëtar i caktuar nga Bashkia e Tiranës
8. President i Urdhërit të Mjekut të Qarkut
9. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor
10. Kryeinfermieri i Përgjithshëm i QSUT
11. Kryetari i KMS
12. Një përfaqësues nga Shoqata e Pacientëve
13. Një përfaqësues i Sindikatës më të madhe të QSUT
————————— 
Bordi drejtues i Teatrit Kombëtar
1. Elsa Demo,
2. Jonila Godole,
3. Përparim Kabo
4. Artan Santo
5. Preç Zogaj
6. Milena Selimi.
————————————————–
Borde, Arsimi i Lartë Shtetëror
1. Bordi administrativ: 16 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë
2. Bordi i Senatit Akademik: 14 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë
3. Bordi i këshillit të fakulteteve: 14 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë
4. Bordi i këshillit të profesorëve: 14 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë
———————- 
Borde, Ministria e Kulturës
1. Bordi artistik i teatrit kombëtar: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
2. Bordi artistik i galerisë kombëtare: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
3. Bordi artistik i qendrës kulturore të fëmijëve: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
4. Bordi artistik i arkivit qendror të filmit: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
5. Bordi artistik i teatrit të komedisë: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
6. Bordi artistik i qendrës së artit e kulturës: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
7. Bordi artistik i Cirkut Kombëtar: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
8. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë: 4 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
9. Bordi komitetit të trashëgimisë Kulturore: 9 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
—————————————————————–
Borde, Ministria e Shëndetësisë
1. Bordi i akreditimit të institucioneve shëndetësore: 6 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë
2. Bordi i mbrojtjes nga rrezatimi: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
3. Bordi shtetëror për planifikimin spitalor: 11 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë
4. Bordi shtetëror i transfuzionit të gjakut: 14 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë’
5. Bordi i komisionit të çmimit të barnave: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
——————————————
Borde, Ministria e Drejtësisë
1. Bordi i këshillit të qendrës së publikimeve zyrtare: 12 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
2. Bordi i këshillit drejtues të komitetit të birësimeve: 10 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
3. Bordi i komisionit për licensimin e ndërmjetësve: 5 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
4. Bordi i komisionit shtetëror për ndihmën juridike: 4 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
—————————————————
Borde, Qendra Kombëtare e Kulturës
1. Bordi i miratimit projekteve të filmave artistikë: 5 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë
2. Bordi i miratimit projekteve të filmave dokumentarë: 5 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë
3. Bordi i miratimit të projekteve të filmave vizatimorë: 5 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë
4. Bordi i vizionimit: 2 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë
5. Bordi financiar i filmit artistikë: 3 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë
6. Bordi financiar i filmit dokumentarë: 3 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë
7. Bordi financiar i filmit vizatimorë: 3 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë
8. Bordi këshillit kombëtar të kontabilitetit: 9 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë
9. Bordi i mbrojtjes së shoqërisë civile: 9 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
—————————————–
Borde, Akademia e Shkencave
1. Bordi i botimeve:13 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
2. Bordi ndër-etnik për gjuhën shqipe: 13 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë
Anëtarë bordi, të brendshëm
1. Adnan Kastrati
2. Albert Doja
3. Apollon Baçe
4. Arban Morina
5. Arben Merkoçi
6. Artan Fuga
7. Bahri Beci
8. Bashkim Resuli
9. Beqir Meta
10. Besim Elezi
11. Bledar Isallari
12. Dhimitër Haxhimihali
13. Eduard Sulstarova
14. Farudin Hoxha
15. Fatos Kongoli
16. Floran Vila
17. Floresha Dado
18. Gudar Beqiraj
19. Ismail Kadare
20. Jani Thomai
21. Jani Vangjeli
22. Jorgaq Kaçani
23. Jorgo Bulo
24. Kolec Topalli
25. Muzafer Korkuti
26. Neki Frashëri
27. Salvator Bushati
28. Teki Biçoku
29. Xhevahir Spahiu
Anëtarë bordi, të jashtëm
1. Alain Ducellier, Francë
2. Antonio La Pergola, Itali
3. Dervish Rozhaja, Kosovë
4. Eric Hamp, SHBA
5. Idriz Ajeti , Kosovë
6. Ferid Murati , SHBA
7. Mark Krasniqi, Kosovë
8. Rexhep Qosja, Kosovë
9. Viktor A. Friedman, SHBA
10. Titos Jochalas, Greqi
——————————————————————–
Bordi i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar
1. Lirika Çoçoli
2. Klara Shoshi
3. Nirvana Lazri
4. Valbona Gjergo
5. Spratak Kumbaro
6. Marjeta Pengo
————————————
Bordi Këshillimor i Urdhrit të Mjekëve
1. Dine ABAZAJ
2. Ruzhdie QAFMOLLA
3. Shaqir KRASTA
4. Kontilia RAPO
5. Lumnije USHTELENICA
6. Faik TOSKA
7. Dorian HYSI
————————– 
Bordi drejtues, Komiteti Shtetëror i Kulteve Fetare
1. Servet Gura
2. Artani Kosti
3. Rrok Logu
4. Lirim Neziraj
5. Florida Jahollari
———————————————————————————-
Bordi Komitetit Tre-palësh të Punësimit
1. Erjon Veliaj
2. Dritan Ylli
3. Entela Bisha
4. Shkëlqim Cani
5. Arben Ahmetaj
6. Lindita Nikoll
7. Nasip Naço
8. Vjollca Braho
9. Eglantina Gjermeni
10. Luan Bregasi
11. Kol Nikollaj
12. Gëzim Kalaja
13. Qerim Ismeni
————————————————————-
Bordi i studimeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”
1. Kujtim Bevapi
2. Roland Gjini
3. Emine Sadiku
4. Albert Riska
5. Tomor Plangarica 
6. Ylli Cerova
7. Hysen Shabanaj
8. Vilson Kuri Anëtar
9. Arqile Bërxholi
10. Riza Hasa
11. Blerina Suta
12. Liman Varoshi
13. Albert Riska
14. Majlinda Peza
Sigal