Pavarësisht presioneve, studentët e Shkodrës, do protestojmë tek Kryeministria

430
Sigal

Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin, studentët e Shkodrës kanë vendosur që t’i bashkohen atyre të Tiranës, për të protestuar për plotësimin e tetë kërkesave.

Sipas studentëve ata do të mblidhen në orën 09:00 para “Teatrit Migjeni”, për t’iu bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë.

Teksa është pyetur për rrezikun për të rënë pre e presioneve nga ana e stafit pedagogjik, ai u shpreh se ka patur mjaft raste të tilla por pavarësisht kësaj studentët nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre.