Pavarësia e Belgjikës, Meta: Urimet më të përzemërta, falenderues për ndihmën që na jepni për anëtarësimin në BE

248
Sigal

Presidenti i Ilir Meta ka uruar përzemërisht Belgjikën në ditën e pavarësisë, duke thënë se Shqipëria dhe shteti belg kanë marrëshenie miqësore dhe bashkpunuese tepër të ngushtë. Ndër të tjera Meta u tregua mirënjohës për mbështetjen që Belgjika ka dhënë për rrugën që po bën Shqipëria në lidhje me anëtarësimin në BE.

“Madhëria Juaj, Mbreti Philippe

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Belgjikës të shpreh, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të përzemërta për Ju dhe për qytetarët e Belgjikës.

Kam kënaqësinë të shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës. Kjo më bën optimist për një të ardhme të shkëlqyer të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Një urë lidhëse e qëndrueshme në këto marrëdhënie është edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen dhe mundësitë që Belgjika i ka krijuar këtij komuniteti për të ruajtur identitetin kombëtar, si dhe për t’u integruar dhe dhënë kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore, kulturore e ekonomike midis dy vendeve.

Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike. Mbështetja në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, është e një rëndësie shumë të veçantë për vendin tim. Ne jemi të vendosur për të plotësuar të gjitha kriteret që do të na mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në një kohë sa më të afërt.