Patozi: Basha si Rama, nuk e jep dorëheqjen

Astrit Patozi, i cili shprehu dëshirën për të kandiduar për kreun e PD-së, sulmoi sërish procesin e zgjedhjeve si qesharak, grotesk dhe arbitrar. Pikërisht për shkak të këtij procesi, Patozi vendosi të mos kandidojë në zgjedhje me gjithë ambicien e tij të shpallur publikisht nga selia e PD-së. Patozi tha se i kishte menduar edhe format agresive të reagimit kundër Bashës. “U morën në konsideratë të gjitha format e reagimit, edhe ato agresive. Forma reagimi të një demokrati të lënduar nga një rezultat i tmerrshëm, por më shumë nga mungesa e përgjegjësive nga zoti Basha, që është edhe përgjegjësi kryesor i humbjes në PD. Nuk e jep dorëheqjen se do të hyjë në një garë të kontrolluar. Pra përgjegjësi i humbjes, sot njësoj si Rama që qëndronte në zyrën e tij në kryeministri dhe thoshte nuk e jap dorëheqjen”, tha Patozi. Sipas tij, kryetari i PD Basha sot i mohon rivalëve një garë të ndershme, sepse thotë unk iki dot nga kryetar, për shkak të afateve. “Të njëjtën gjë që ia kërkonte dje kryeministrit nga çadra. A ishin këto kërkesat tona dje në çadër? Pra që Rama të ikte, zgjedhjet të shtyheshin” u shpreh Patozi. Sipas tij, përballja me Bashën nuk do të përfundojë me një marrëveshje si ajo e 18 Majit.
Sigal