Sigal

Historiani, politikani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka kritikuar kryeministrin Rama për deklaratat që bëri në Pejë. Milo: “Nacionalist i mirë dhe patriot i mirë është ai që zgjidh problemet themelore që ka kombi i tij”. “Nuk janë parullat dhe strategjitë nacionaliste barka e shpëtimit për zgjidhjen e problemeve në vend sepse jemi në një botë bashkëkohore që po shkon drejt globalizmit. Gjuha e ashpër e Ramës është karakteristikë e sjelljes dhe formimit të tij, por nuk është e pamenduar”. “shfaqjet dhe qëndrimet kritike të tij (Ramës) dhe mënyra se si i artikulon kudo ku është, nuk ndihmojnë, përkundrazi, krijojnë idenë se kryeministri i Shqipërisë është kryeministri i një vendi të vogël që pretendon shumë dhe nuk ndihmojnë për ta parë Shqipërinë në një dritë realiste. Nuk është hera e parë që Rama i bën vetes reklamë agresive kur shkon në Kosovë. Rama nuk shquhet për fjalor diplomatik. Është një kryeministër atipik, me karakteristikat e veta, që nuk pyet shumë për rregulla dhe paraqitje protokollare”. Por, Milo e cilësoi: Term të palejueshëm për një kryeministër fjalën “gomar. “Një njeri i politikës nuk duhet të përdorë terma të tilla në adresë të kritikëve. Mendoj që e tejkaloi pozicionin dhe fjalorin politik të një kryeministri”, – theksoi Milo.