Pasi u ngriu paratë, qeveria ndryshon ligjin për ish-të përndjekurit: 1 vit burg do quhet 2 vite punë

533
Pasi ngriu fondin për ish-të përndjekurit, qeveria vjen me një tjetër nismë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë tha se ligji do të ndryshojë.
Sipas tij do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra, një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve.
“Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione.
Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet.
Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht.
Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”.
Sigal